Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gëzuar Shën e Premten

    Aktualitet July 26, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të dashur motra dhe vëllezër, katundllinj e stratobërdallinj!

    Gëzuar 26 korrikun, ditën e shenjtë të Shën e Premtes! Kalofshi sa më bukur, plot gëzime e hare, në festën tuaj të përvitshme, duke ecur në të njëjtën gjatësi vale me Shoqatën tonë Kombëtare, si dhe ndjekur gjurmët e të parëve tuaj, Shoqatës “Fatbardhësia” të katundllinjëve, krijuar në USA (Boston Mass, 25 tetor 1908) dhe asaj “Bashkimi” të stratobërdallinjëve, krijuar në Boston Mass (korrik 1911).
    Për ata që se dinë historinë tuaj plot lavdi mjafton t’u kujtoj se: “Në 6 janar 1907, u themelua në Boston, Mass, Shoqëria Kombëtare Besa-Besën, e cila më vonë themeloi gazetën Dielli dhe më 1912, së bashku me disa shoqëri më të vogla, themeloi Federatën Vatra. Në të parën pleqësi të saj, vetëm kryetari ishte Fan Noli, kurse të gjithë të tjerët ishin nga Katundi. Por dhe vetë Fan Noli, kur e pyesnin nga je, me gjithë qef thoshte, jam nga Katundi. Kush ishin këta të tjerët: nën kryetar Goni Katundi, arkëtar Angjelo Stefenson; sekretar Nini Fani Katundi; pleq (këshilltarë) John Gjoka, Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Ikonomi dhe Llambi Josif, të gjithë nga Katundi. A i di kwto Vatra e Sotme?!

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ju jeni unikë, në gjithë Shqipërinë e trojet shqiptare jashtë vendit, për nga vlerat e papërsëritshme historike, kulturore, natyrore e njerëzore që trashëgoni e mbartni!
    Ju jeni perla e gjithë Qarkut Korçë, gurgullime ujrash të argjendta, ujvarë e gjithë ngjyrave të ylberit, gurë xhevahiri dhe qershia mbi tortë e tokës së shenjtë, Vakëfeve, që gjendja aktuale aty (boshatisja dhe lënia në harresë nga shteti) nuk u zbeh asnjë vlerë!
    Ju jeni krenarë për çka përfaqësoni, kudo ndodheni, por me ju krenohemi edhe ne!
    Ju jeni vendlindja dhe origjina e figurave dhe personaliteteve të shquara si, At Nikolla (Kole) Kristofori, emigrantit të parë shqiptar në Amerikë (1884), 17 pionerëve të emigrimit shqiptar në USA, ikona të ndershmërisë, guximit e patriotizmës, Asdrenit, Adham Shkabës, Goni Katundit, Stefan Kondillarit, Anastas Tellauduri, Xhuvi Ligor Sharëxhi, Kostandin Demo, Pandi Nini Cake, Pandi, Stefanaq e Petraq Stratobërdhës, Koço Katundit, Viktor Stratobërdhës, Xhoxhi Vasili, Gjini Katundi, Dhimitër Katundi, Filip Demo, Koli Demo, Andrea Katundi, Leko Katundi, Dhima Dono, Anastas Telladuri, Raqi Katundi e Raqi Premti, Rako Kristo Stratobërdha
    Llazi Stratobërdha, Sotir Stratobërdha, Kostandina Katundi, Kleanthi Katundi, Frosina Peno, Koli Peno, Dhori Mitrollari, Dhora Konomi, Thimi Dhosi i Nekos, Thimi Cakja et etj..

    Ju do festoni ditën e premte (26 korrik 2024), siç festonin 50 vjet më parë në USA (1974), të parët tuaj, në ftesën e së cilës thuhej:

    “Motra dhe vëllezër, katundllinj,
    Fatbardhësia u fton o bashkëfshatarë.
    Në gosti dhe valle të shijojmë.
    Qejf të bëjmë, si në Katundin tonë.

    Shumë larg jemi, kurrë nuk e harrojmë,
    Vendin e bukur të lindjes sonë.
    Kudo që jetoni, familisht urdhëroni,
    Vëllazërinë katundase, të bashkoni.

    Për mot, në muhabete të mblidhemi,
    Njëri-tjetrin dhe me rininë të njihemi,
    Sa të jemi dhe kudo që të rrojmë.
    Katundin me gostira ta kujtojmë.

    Po sa të lumtur ishin ata realisht në shpirt?! Lexoni më poshtë vajtimin e tyre në vargje dhe bëni lidhjen me realitetin e sotëm! O zot, si përsëritet historia!

    U larguam duke qarë

    U nisëm për një udhë të gjatë,
    Lamë prapa nënën, fëmijën dhe gratë,
    Shtëpia dhe miqtë, ishin me të qarë,
    Na përqafonin, e uronin udhë të mbarë.

    Shkuam, muarmë një udhë të paditur.
    Të vegjël ishim, dhe të pa rritur,
    Lamë Katundin, shkollën dhe gjithë të mirat,
    Kujtimet, dhe lodrat nëpër lëndinat.

    Hallet e nëneve tona

    Në sofat rrinë, si pa njeri në botë,
    Nga syt’ e buavitur, derdhin lotë,
    Kryeunjur, duart mbi gjunjë palosur,
    Thellë në mendime, tepër qederosur.

    Nënave të dashura, fytyra vijosur,
    Punët e shumta i kanë kërrusur,
    Buza u dridhet, me vete thonë,
    Hallet tona.., kur do mbarojnë?!

    Kanë harrirë moshën, vjetët fluturojnë,
    Leshrat e kryes, fije fije zbardhur,
    Njëra tjetrës i apin kurajo, kanë shpresë,
    Për ditë më të mira në këtë jetë.

    Lotët çurk u derdhen, zemrat gjak pikojnë,
    Se djemt e tyre, nga vatra shkojnë.
    Janë tepër farmakosur, goja u është kyçur,
    Shtëpitë bosh mbetur, rrufeja i ka goditur.

    Thoshin: Djemtë i rritëm, me shumë mundime,
    Janë jeta jonë dhe prisnim gëzime.
    Nga shtëpia u larguan, mbetëm të shkreta,
    Hallet për neve, shtohen për dita.

    Djemtë u larguan, prapa diellit shkojnë,
    Për ata kemi të madhe nevojë.
    Nga Atdheu shkojnë, për të tjerë punojnë,
    Kombi ynë vuan, të tjerë përparojnë.

    Kemi fusha pjellore, male madhështore,
    Duhen burra dhe djem t’i punojnë.
    Lusim: ardhtë dita të kemi lirinë!
    Së bashku të punojmë, për Shqipërinë!

    Lutja e nëneve

    O Krijonjës i gjithësisë, ruaji djemtë tanë,
    Të kenë shëndenë, të bëhen të mbarë!
    Të përparojnë dhe të nderçim qytetarë,
    Vetëm aherej zemra jonë, nuk do qanjë!

    D.S. Demetri Stephens,
    Kryetar i Shoqërisë “Fatbardhësia”

    Gëzuar edhe njëherë, motra e vëllezër katundllinj e stratobërdallinj! Qofshi të lumtur e kudo ndodheni mos u qaftë syri kurrë! Ua bëftë zoti mbarë që riktheheni aty çdo vit, veçse asnjëherë duarbosh, sillni diçka që ai vend të mos shuhet por të njohi pak nga pak përparim, ashtu siç bënë sivjet panaritas e grabockallinj!
    Jemi pranë jush! Urime e përqafime! Petriti në emër të gjithë vakëfllinjëve, miqëve tanë dhe dashamirësve!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.