Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Hetime për dëmtim bagëtish, kanosje dhe vjedhje në qarkun Korçë

    Aktualitet March 25, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Korçës ka nisur procedime penale për disa raste të ndryshme në qark, që lidhen me dëmtim bagëtish, kanosje dhe vjedhje.

    Në Ersekë, një konflikt mes dy banorëve ka çuar në procedim penal. Shtetasi E. D., 41 vjeç, akuzohet se ka dëmtuar 3 bagëti të shtetasit G. V., 53 vjeç, i cili më pas dyshohet se e ka kërcënuar me fjalë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në një tjetër rast në Udënisht, Pogradec, një grua 66-vjeçare, A. Ç., është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një grua 57-vjeçare.

    Ndërkohë, në Dvoran të Korçës, një banor 66-vjeçar ka denoncuar në polici një vjedhje në banesën e tij. Ai ka deklaruar se, gjatë kohës që nuk ndodhej në shtëpi, i kanë vjedhur pajisje hidrosanitare. Policia po punon për identifikimin e autorëve.

    Po ashtu, një tjetër procedim penal është hapur për një 61-vjeçar nga Cërriku, Ç. N., i cili dyshohet për falsifikim të vulave dhe formularëve.

    Njoftimi i policisë;

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. D., 41 vjeç dhe G. V., 53 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se 41-vjeçari ka dëmtuar 3 bagëti të shtetasit G. V., ndërsa ky i fundit e ka kanosur me fjalë 41-vjeçarin.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. Ç., 66 vjeçe, banuese në Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 57-vjeçare.

    Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi shtetasi P. K., 66 vjeç, banues në Dvoran, Korçë, i cili ka kallzuar se gjatë kohës që nuk ka patur njeri në banesë, i kanë vjedhur pajisje hidrosanitare. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Ç. N., 61 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Devoll djathtas Komisariati Kolonjë Komisariati Korçë Komisariati Pogradec Korçë Lajm policie pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.