Një 31 vjeçar nga fshati Hoçisht i Devollit është konfliktuar me një bashkëmoshatar të vetin. Pas fjalëve drejtuar njëri-tjetrit, 31 vjeçari ka marrë thikë dhe ka shkuar për të kërcënuar 28 vjeçarin. Dyshohet se konflikti është për motive banale.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra penale të dhunës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. O., 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi në fshat, dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 28-vjeçar, me mjet të mprehtë (thikë) i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


