Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve bashkia Korçë ka hequr taksën e hyrjes në çdo muze.
Muzeu Kombëtar i Arsimit, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Muzeu i Fotografisë “Gjon Mili”, Shtëpia Muze e piktorit “Vangjush Mio”, Muzeu Oriental “Bratko”, Muzeu Arkeologjik janë pa diskutim ndër muzetë më unikë në Shqipëri e një pasuri e çmuar me vlera të shumta.
Muzetë frymëzojnë përmes eksperiencave që i dhurojnë vizitorëve, si dhe ruajnë identitetin dhe kulturën brenda çdo vepre që ekspozojnë.
Hyrja në të gjitha muzetë e Korçës sot është falas, deri në orën 22:00.