Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    SPAK thellon hetimet për krimet zgjedhore në Korçë

    May 15, 2025

    Gjendet një person i pajetë në Korçë

    May 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “I vetmi politikan që i kam bërë një pikturë është Rama”, piktori korçar Llazar Taçi: E pashë në 1 të natës kur ndiqte si shtroheshin rrugët

    Korça + July 7, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Piktura e Llazar Taçit i dedikohet kryetarit aktual të qeverisë shqiptare kryeministrit, Edi Rama. Piktura është realizuar gati 20 vite më parë nga mjeshtri Taçi, kur Rama, piktor edhe ai vetë me profesion para se përfshihej në politikë, sapo kishte siguruar mandatin e dytë si kryebashkiak i Tiranës.
    Ashtu si çdo vepër artistike, që kërkon frymëzim, talent dhe punë për realizimin e saj, edhe piktura që Llazar Taçi ia ka dedikuar Ramës, veç të tjerave ka një histori të veçantë.

    Për të gjurmuar historinë dhe për shpjeguar të vërtetën e pikturës, askush tjetër nuk mund të jepte një shpjegim më mirë se vetë autori i veprës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Piktura e realizuar fillimisht si “bocet” nga piktori korçar, tashmë 82-vjeçar, Llazar Taçi i është shitur një koleksionisti vendas, ndërsa autori thotë se e shiti atë pak kohë më parë. Piktura dedikuar kryeministrit – shpjegon piktori – është realizuar si “bocet” dhe e njëjta vepër nuk është lejuar në një ekspozitë të mëvonshme, sepse është konsideruar me “tematikë politike”.
    Ai shton se veprat e tij artistike u dedikohen kryesisht heronjve. – “I vetmi politikan dhe person i gjallë për të cilin kam bërë një përjashtim dhe i kam dedikuar një vepër artistike në pikturë është kryeministri aktual Edi Rama – shprehet Taçi.
    Pse piktori ka përzgjedhur pikërisht Ramën dhe jo një politikan tjetër, shtrohet pyetja?
    “Të tjerët nuk më kanë emocionuar,” – argumenton më tej piktori. Edi Ramën, tre herë radhazi në krye të bashkisë së Tiranës dhe po kaq herë në krye të qeverisë, ai shton se nuk e ka zgjedhur për politikë dhe as për bindje politike por sepse e ka parë dhe e sheh “si një transformues” të madh të vendit.
    Gjithçka lidhet me zaptimin e pronës publike dhe kioskëzimin e Tiranës pas viteve “90. Por me ardhjen e Ramës në krye të bashkisë së Tiranës, piktori thotë se ai dhe qytetarët e tjerë të kryeqytetit u bënë dëshmitarë të prishjes së ndërtimeve pa leje dhe transformimit të madh, arkitekti i të cilit shprehet më tej se e frymëzoi për këtë arsye, për të realizuar portretin.
    Përmes kësaj kureshtjeje vjen më e detajuar historia e pikturës e cila u realizua si “bocet” në vitin 2003.
    “Ishte viti 2003, kur Edi Rama sapo ishte emëruar për herë të dytë kryetar bashkie i Tiranës” – thekson Taçi. – “Kam qenë duke punuar në studio dhe sapo bëhesha gati të mbyllja punën, dola të freskosha, në ballkon. Ishte ora 1 e natës. Punohej ende në rrugë. Rruga po shtrohej me drita dhe mbilleshin pemë, dhe në mes të të gjithëve, mes një grupi punëtorësh, dallohej më i gjati prej tyre. I veshur me pardesy në mes të natës, kur të gjithë ishin në gjumë, dallova që ishte vetë Edi Rama që sapo kishte siguruar mandatin e dytë në bashki dhe kishte ardhur për të ndjekur nga afër punimet. Në të parin ai i dha fund “kandaharizimit” të Tiranës, duke prishur ndërtimet dhe kioskat pa leje ndërsa në mandatin e dytë nisi ndërtimi dhe transformimi i Tiranës në një qytet modern, europian. Kjo ishte ajo që më frymëzoi dhe i dedikova këtë portret”, – thotë Llazar Taçi.
    Piktori korçar 82-vjeçar ndër vite e ka ngritur flamurin e tij në almanakun e më të mirëve të artit shqiptar. Shumë punime të Llazar Taçit janë ekspozuar dhe kanë tërhequr interes brenda dhe jashtë shtetit ndërsa disa dhjetëra punime janë pjesë e koleksionistëve privatë, po ashtu, vendas e të huaj.
    Taçi thotë se më vonë e ka realizuar edhe në dimensione të mëdha të njëjtën pikturë me Edi Ramën, të cilën e mban të varur në shtëpi. Nuk e ka ekspozuar sepse siç edhe e përmendi në një ekspozitë disa kohë më parë e kanë konsideruar me “tematikë politike”.
    “Pikturën e madhe me pak ndryshime me Ramën e kam në shtëpi dhe do ta publikoj sot me rastin e 60 vjetorit të lindjes së tij”, – thekson piktori. Llazar Taçi vlerësohet si një nga ilustratorët më të mirë në Shqipëri. Ai është një familje e spikatur piktorësh në vendin tonë, teksa profesionin ia ka trashëguar edhe vajzës së tij, piktores së mirënjohur, Klodiana Taçi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    Gjendet një person i pajetë në Korçë

    May 15, 2025

    Sekuestrohen 30 mijë euro në Kapshticë

    May 15, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    SPAK thellon hetimet për krimet zgjedhore në Korçë

    May 15, 2025

    Gjendet një person i pajetë në Korçë

    May 15, 2025

    Sekuestrohen 30 mijë euro në Kapshticë

    May 15, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    SPAK thellon hetimet për krimet zgjedhore në Korçë

    May 15, 2025

    Gjendet një person i pajetë në Korçë

    May 15, 2025
    Më të klikuarat

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    Aksident i dytë në Korçë, ja ku ka ndodhur

    May 13, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.