Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ilir Vrenozi kërkon Berishës të mendojë largimin; “Djali im kërkon të ikë jashtë për shkak të humbjes”

    Aktualitet May 16, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një mesazh i ngarkuar me emocion, dhimbje dhe dashuri për vendin, është publikuar nga Ilir Vrenozi nga Korça, një mbështetës i kahershëm i doktor Sali Berishës. Në një status prekës, ai rrëfen bisedën me të birin pas humbjes së fundit elektorale, një bisedë që pasqyron zhgënjimin e thellë të qytetarëve të zakonshëm dhe krizën e shpresës që po përjetojnë shqiptarët.

    “Nuk mban më ujë pilafi, baba,” i tha djali mes lotësh. “Kam menduar vërtet të iki nga ky vend.” Këto fjalë, tregon Iliri, ia kanë copëtuar shpirtin. “Gjysma e trupit tim ka vdekur kur mendova se do më ikin fëmijët nga Shqipëria…”

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Iliri i qëndron doktor Berishës besnik prej 35 vitesh, por sot i drejtohet me një fjalë zemre: të mendojë për një qasje të re, të çlodhë shpirtin dhe të lërë vend për forca të reja. Ai thekson se nuk mjafton më vetëm pasioni dhe përkushtimi i një lideri legjendar, por kërkohet një zgjim masiv, një ndryshim real që të ngjallë shpresën tek rinia.

    “Demokratët e thjeshtë janë dënuar për të qëndruar 16 vjet në opozitë. Janë shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë… duhet një shpresë e re. Brezi im e hëngri, por jo fëmijët tanë – se na dhemb shpirti.”

    Me gjithë dhimbjen dhe pesimizmin, ai shpreh vendosmërinë për të qenë në protestën e thirrur nga opozita, por thekson: “Rama nuk e lëshon pushtetin me zgjedhje… vetëm forca e rinisë mund ta shtyjë në greminën politike.”

    Një mesazh që tingëllon si një thirrje për reflektim dhe bashkim të të gjitha forcave që duan të ringjallin shpresën në një Shqipëri që po zbrazet nga bijtë e saj më të mirë.

    “Të dua doktori im, çfarëdo vendimi të marrësh.” – përfundon statusi i tij, i cili është shpërndarë me dhjetëra herë në rrjete sociale.

    Mesazhi i tij;

    Fjalë shpirti për doktorin tim 

    Doktor djali im Enri, nuk e përballoi mirë këtë humbje të rradhës, ndonëse unë si ujk i vjetër i thoja ndonjë fjalë herë pas here: Rama është hajdut, nuk e mundim dot, mos e ngarko shumë trurin, por djali mes lotësh pas humbjes më tha: Baba kam menduar vërtet të iki nga ky vend. Mbeta si mut e më dhembi shpirti. Çfarë thua o bir? – i thashë. “Nuk mban më ujë pilafi,” më thotë. “Punoj në dy punë dhe nuk ja dal dot, një rrogë shkon qira, tjetra mezi kaloj muajin për bukë, u robtova 16 orë në ditë në punë e mezi mbush barkun me bukë…” Demokratët dhe jo vetëm po ikin nga sytë këmbët doktor, është vrarë shpresa se Ramën e heq dikush nga pushteti…

    Doktori im ti e di që unë të dua shumë, kam 35 vjet që të mbështes dhe të ndjek kudo… të dua me shpirt të pastër, pa interes, pa gjë… ti je legjendë e demokratëve për të gjitha luftërat e betejat që ke bërë këto 35 vite…

    Pas zgjedhjeve lokale të 2023 të kam thënë: Doktor Berisha, mbylle aktivizimin tënd politik këtu. Nuk ta thashë kot, ma beso, por ti vazhdove me një shpirt për t’u pasur zili, je unik për fushatën e energjitë që ke, i pazëvendësueshëm je, por nuk mjafton që ne të vijmë në pushtet, ma beso… Unë të kam ndjekur e do të ndjek nga mbrapa sido të ndodhi, por Rama nuk ikën nga pushteti në këtë mënyrë, kurrën e kurrës, ta kam thënë që më 2023, këta pushtetin nuk e lëshojnë me votë kurrë. Unë mendoj të mos harxhosh më energji për këtë politikë, rri, relaksohu, qetëso shpirtin e mendjen…

    Doktori im, demokratët e thjeshtë janë dënuar për të qëndruar 16 vjet në Opozitë, janë shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë. Unë e di, ti je tip që nuk ju dorëzohesh betejave, kurrë doktor… gjithë jetën në tavolinën e punës e kalove, je kollos, je unik, por ma dëgjo një fjalë… Mbi 500 mijë demokratë ta dhanë votën përsëri para një jave, të mbështetën me shpirt e zemër, por nuk mjaftojnë për të ardhur në pushtet. A nuk ka ardhur koha ta mendosh që duhet diçka e re? Duhet një shpresë për këta demokratë që kanë 12 vjet largohen nga ky vend nga sytë koka… tani ju duhen edhe 4 vjet të tjera të mendojnë ku të shkojnë rrugëve të botës…

    Nuk vazhdohet më kështu doktor, demokratët këtë humbje e kanë ndjerë shumë, po shumë… E mos u largo, ne do të ndjekim përsëri, por Ramën nuk e mundim dot, sepse është hajdut unikal, ndoshta të ka ty “armën” që e mban në pushtet… Demokratët e thjeshtë janë copë copë nga kjo humbje, mua më dhemb dëshpërimi i djalit nga kjo humbje, dhe fjala që më dhemb më shumë është që më tha: do iki nga ky vënd… mezi i rrita me super sakrifica djalin e vajzën, i shkollova, e shpirti im e di… tani të më ikin nga Shqipëria ata të dy, gjysma e trupit tim ka vdekur…

    Duhet shpresë për rininë doktor, se brezi im e hëngri, ne ikëm për lesh, por jo fëmijët tanë, se na dhemb shpirti… s’e di, por vërtet duhet bërë diçka ndryshe… Demokratët janë vërtet në pikë të hallit… shumë madje… prandaj duhet diçka ndryshe… nuk e di…

    Unë do vij sot në protestë, as diskutohet kjo, por shpirtin e kam të vrarë… plus që Rama nuk pyet për protestat tona, ka 12 vjet tallet me ne, e na mund thellë e më thellë çdo palë zgjedhje… A i vjedh? Poo, as diskutohet… ai nuk e lëshon pushtetin me votë, por ne vazhdojmë hyjmë me hajdutin në zgjedhje dhe i themi: mos vidh… ai do vjedhë, e ka profesion… Mendoj se duhet gjak i ri, duhet rini, vetëm forca e rinisë do mundet që ta shtyjnë Ramën në greminën politike…

    S’di ç’të them tjetër, shiko e bëj… të dua doktori im, çfarëdo vendimi të marrësh!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Ilir Vrenozi Korçë kryesore Politikë Zgjedhje
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.