Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    In memoriam/Sot, 85 vjetori i lindjes së aktorit më të njohur korçar të humorit Aleko Prodani

    Korçë May 19, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kujtojmë sot 85 vjetorin e lindjes së aktorit të madh të humorit Aleko Prodani. Nderim dhe respekt për figurën e tij!Aleko Prodani (1938-2006).

    Lindi në Korçë, më 19 maj. Kreu shkollën e mesme pedagogjike në vitin 1956. Punoi mësues në fshatin Moglicë. Nisi të aktivizohet qysh në vitin 1956, kryesisht në qytetin e Maliqit me grupin amator të teatrit dhe të estradës.Ishte ndër aktoret themelues të Estradës Profesioniste të Korçës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Më vonë punoi për pak kohë në Estradën e Ushtarit, pastaj rishtazi u kthye në trupën e Estradës së Korçës dhe aty u afirmua si aktori më i shquar i saj, me një profil të patjetërsueshëm artistik.

    I shkathët, me fantazi, energjik, i përshtatshëm ndaj rrjedhës së pritur të ngjarjeve dhe thyerjeve të veprimit skenik, po ashtu improvizues, organik dhe i atypëratyshëm në raport me partnerin, nga ana tjetër ai është dalluar edhe për sensin e hollë të lojës, ku spikat aftësia dhe qasja e tij vetëdemaskuese kundrejt personazheve.

    Kishte dhunti të mira vokale si kupletist e parodist. Aleko Prodani ka njëmendësuar qindra role në gjinitë e shkurtra të humorit, si komedia me një akt, skeçi, parodia, dialogu, monologu, pantonomia etj.

    Realizoi me sens të holle komik rolin e Zylo Kamberit në një shfaqje variete me po këtë emër të Estradës së Korçës, si dhe në një cikël televiziv.

    Ka marrë çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin e Estradave në Gjirokastër (1978), sikurse edhe në atë të Tiranës (1994).

    Krahas morisë së roleve ne estradë, luajti mblesin Sofo te koemdia “Nje nuse për Stasin” e Teodor Laços dhe në vitin 2001 realizoi me cilësi të lartë rolin e Thimaqit në komedinë “Zonjusha 39 vjeçe” e Saqellarsit.

    Me rolin e Dhorit në komedinë “O deputet, o gënjeshtar”, e Dhimitër Psathait, atë të Kishotit në komedinë “Hajdutët shkojnë në DP” e Dario Fo-së, si dhe Andrean në komedinë “Hipokritët” të K. Papadhopulos, fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë të komedisë” në Festivalin e Aktorit “Apollon” në Fier, përkatësisht në vitet 2002, 2004 dhe 2005.

    Aleko Prodani ishte një nga aktorët humoristë shqiptarë me individualitete të qarte e të papërsëritshëm; elegant, i pastër, fin. Bëri një lojë të kulturuar, pa banalizime e vulgarizime.

    Shfrytëzoi me efikasitet të plotë situatën komike ku ndodhet personazhi, duke operuar me një përshtatshmëri aktoriale të lakmuar dhe duke e veshur sjelljen e këtij personazhi me një mori hollësish, detajesh e gjetjesh komike të mprehta.

    Aleko Prodani ndërroi jetë në skenë më 2 maj 2006, duke interpretuar rolin e Aldos në komedinë “Tre burra për një grua” të Dario Fo-së. Mbante titullin “Artist i merituar”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.