Pogradec: Mbërrin në spital, ndërron jetë një 58 vjeçar.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se viktima është ndjerë keq në banesën e tij ku jetonte me bashkëshorten, e cila ka lajmëruar disa të njohur për ta çuar bashkëshortin drejt spitalit. Sapo ka mbërritur në spital, 58 vjeçari ka ndërruar jetë.
Dyshohet se shkak ka qenë infarkti sipas mjekëve të këtij spitali, ndërsa policia ka nisur hetimet sipas procedurave për ngjarjen.
Trupi i viktimës ndodhet në morg ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko ligjore.


