Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

    November 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Irvin Bode – “U tregoj 20 Shkurtin tim në Këtë”

    Histori February 20, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dolëm nga Çajupi me babain, që më shtrëngonte dorën fort se mos humbisja mes turmës.
    Isha gati 11 vjet, ama, më kujtohen gjërat si të kishin ndodhur dje.
    Në atë gjysëmerrësirë të bulevardit, shikoja njerëzit që nxitonin për nga qendra, e bashkë me ta, edhe ne.
    Babai gati po më tërhiqte zvarrë, aq shumë nxitonte.
    -O ba, ç’bëhet këtu?
    Ishim diku atje në MAPO-ja dhe dukej sheshi rrotull monumentit që pothuaj ishte mbushur plot me njerëz.
    Im atë më tërhoqi në rrugica midis MAPO-s dhe Mësonjëtores dhe atëhere e kuptova që po shkonim në gjyshja.
    Në atë kohë, gjyshja dhe xhaxhai i vogël banonin qiraxhinj në një ndërtesë 3-katëshe, në krah të Postës së re (sot Albtelekomi).
    Ajo ndërtesë kishte një tarracë sipër nga ku shihej si në pëllëmbë të dorës i gjithë bulevardi dhe sheshi ku ishte monumenti.
    -Do ta rrëzojnë qenin!- iu tha sa hymë në shtëpi dhe të gjithë nxituam të ngjiteshim në tarracë.
    Turma vazhdonte pothuaj deri afër kinemasë dhe nga ana tjetër, deri në kryqëzimi i poliklinikës.
    Me siguri që edhe bulevardi ku është sot pedonalja, do të ketë qënë plot e përplot.
    Filluan brohoritjet masive;
    “Hiqe diktatorin, hiqe diktatorin”…
    Një kordon me policë rrethonte monumentin dhe pjesa tjetër, ishin rrjeshtuar në shkallët përpara tij dhe një rrjesht tjetër, në shkallët e ish-prefekturës(atëhere komiteti i partisë).
    Turma filloi të ngjishej dhe të afrohej akoma më shumë afër monumentit.
    U bënë disa përpjekje nga policia për ti larguar.
    …hiqte diktatorin, hiqe diktatorin…
    Për ndoshta një orë, bëhej një lëvizje sa para-mbrapa e turmës me policinë.
    Nuk e di nga u gjetën por, në mësymjen e fundit të turmës, fluturuan një re gurësh në drejtim të policisë dhe ata përfundimisht u tërhoqën.
    Sheshi tashmë i përkiste njerëzve.
    U dukën disa njerëz që hipën në piedestali i monumentit (respekt për kurajon e tyre) dhe iu kacavarën deri në qafa.
    Se nga dolën edhe ca litarë apo kavo çeliku, sepse nuk i dalloja dot që atje nga tarraca.
    Ia varën hallkat në qafë dhe i hodhën drejt turmës.
    Aq i çuditur isha sa nuk po bëja as ndonjë pyetje.
    Njerëzit filluan ta tërhiqnin monumentin sa andej-këtej por ai vetëm lëkundej pak dhe nuk lëvizte nga vendi.
    …hiqe diktatorin, hiqe diktatorin…
    Më kujtohet që tim atë nuk e mbante vendi.
    -Jo ashtu, nuk lëviz ashtu nga përpara!-fliste nëpër dhëmbë
    Duke qënë inxhinier në ndërmarrjen e ndërtimit, kishte marrë pjesë në ndërtimin e sheshit kur u vendos monumenti. Mesa duket, e dinte se si ishte montuar ai në piedestal dhe prandaj nuk e mbante vendi.
    -Po sa të fortë e paskeni bërë bre byrazer-i tha xhaxhai i vogël-ky s’po tundet hiç!
    -Nuk e kanë mirë kështu, duhet tërhequr nga anash- ia ktheu babai – Ika unë!
    -Na ore, ku do vesh?
    Por ndërkohë ai ishte në shkallët.
    Unë i vrapova nga pas. Mesa duket më ndjeu që zbrisja pas tij dhe u kthye.
    -Po ti o pinxho, ç’më ndjek nga mbrapa? Kthehu shpejt lart!
    -Jo, do vij me ty!
    -Kthehu se ta ndeza syve! Majmun bojëhiri!
    I mërzitur dhe gati duke qarë, u ktheva lart. U zgjata mbi parmak dhe e dallova që doli nga dera në bulevard. Për njëfarë kohe arrita t’ia dalloj pallton gri me kuadrate në mes të turmës. Pastaj, m’u zhduk nga sytë.
    -E zeza, vajti aty në busti-dëgjoja gjyshen
    -Epo ai e di si e kanë bërë-ia ktheu xhaxhai.
    Pasi kaloi edhe pak, ata që kishin hipur sipër në busti, ndërruan mënyrën e të tërhequrit. Kishin gjetur dhe leva hekuri dhe mundoheshin ta lëviznin që poshtë.
    …hiqe diktatorin, hiqe diktatorin…
    Kjo mënyrë u duk efektive. Monumenti filloi të lëkundej gjithnjë e më tepër, gjithnjë e më shumë derisa, u përkul dhe u rrëzua.
    Duhet të ketë bërë goxha zhurmë por brohoritjet e turmës ia mbytën atë. Ato drodhën xhamat e dritareve dhe, tani që e kujtoj, edhe shpirtrat e njerëzve.
    Një tollovi njerëzish që brohorisnin, kërcenin si të çmendur dhe përqafoheshin. Tamam si nëpër finalet e botëroreve kur bëhej gol. Sa keq që nuk ka asnjë pamje filmike të atij momenti. Ja, aty në tarracën tonë të ishte një njeri me kamera. Çfarë vlere historike do të kishin ato imazhe!
    Ndjeva krahët e fortë të xhaxhait që më rëmbeu dhe më hidhte lart nga gëzimi. Tani që e kujtoj i kam sytë me lot.
    Një pamje njerëzish të lumtur, të gëzuar…të LIRË.
    Ashtu duhet të jenë ndier shumica. Ajo gjendje duhet të jetë gëzimi që të jep liria. Sigurisht që atëhere nuk e kuptoja por më vinte mirë që isha pjesë e asaj lumturie kolektive.
    …hiqe diktatorin, hiqe diktatorin…
    Turma nuk pushonte së brohorituri dhe në një moment u duk se po lëvizte për nga kinemaja.
    Po, po! Po e tërhiqnin zvarrë monumentin e diktatorit nëpër bulevard. Kaluan atje poshtë nesh dhe atë pamje nuk e harroj kurrë.
    Sa keq, sa keq, sa keq që nuk kishte qoftë dhe një aparat fotografik aty në tarracën tonë.
    Çaploja sytë mos shikoja babain. E pamundur në atë rrëmujë. Turma kaloi dhe mori rrugën për poshtë bulevardit.
    Atëhere në dera u dha im atë.
    -Ra qeni, ra kodoshi!!!
    Sa i lumtur ishte! Më rrëmbeu dhe ai dhe më hidhte përpjetë. (Asnjëherë, që atëhere, nuk e ka bërë më atë gjë. Ashtu e kishim marrëdhënien)
    -Hajdeni brenda se u plevitosëm-tha ime gjyshe
    -Mita, nxirrna nga një kupkë, hajde!-i thoshte xhaxhai
    -Jo, jo, do ikim në shtëpi-tha im atë-
    Drita do jetë bërë merak. Vajti m’u ngjit dhe ky pinxhoja. Po ja, ia ngre mendjen ai i ungji!
    Rrugët kishin akoma njerëz. Nxitonin, flisnin me zë të lartë, qeshnin…
    Aty afër shtëpisë, duke ecur, pamë që, nga një dritare në kat të katërt, fluturoi diçka që u përplas dhe u thye me zhurmë në asfalt.
    Kur u afruam, pamë që ishte një nga ato bustet prej allçie të Enver Hoxhës, që njerëzia i blinte me detyrim (por një pjesë dhe me qejf) nëpër ndërmarrje.
    Ishte bërë copë e thërrime.
    Në shtëpi, mamaja ishte bërë e bardhë nga meraku.
    -Po ç’u bëtë se më ngriu gjaku! Nga ishit? Ti vete ma merr dhe këtë me vete.
    -Epo m’u ngjit moj, ç’të bëja? E tërbon yt’vëlla! E more vesh? Ra qeni! E rrëzuan Dullën.
    -Oooo, edhe ti aty ishe? Bashkë me këtë të voglin? Mirë ti se atë kokë ke, po këtë ç’ma mban pas? …etj etj etj.
    Të zakonshmet e grave!
    I kthehem këtij kujtimi sa herë që ka lëvizje dhe protesta por sidomos kur vjen kjo datë.
    Më vjen ndërmend ajo eufori e njerëzve dhe ai shpërthim gëzimi kolektiv.
    Sa shpresë u ngjall tek njerëzit!
    E ardhmja nuk dukej më e zymtë.
    Po vinin ditë më të mira.
    Sa gjëra duheshin bërë më mirë!
    Sa gabime të panevojshme!
    Nga padija, nga mosdashja, nga paaftësia apo qoftë dhe nga ligësia.
    Mëkate që sot na mbajnë këtu ku jemi dhe që na duhet përsëri një reagim masiv popullor për të dalë nga apatia.
    Sidoqoftë, 20 Shkurti, për mua, është një ditë e bukur!
    Shumë e bukur!

    Desktop Promo
    Desktop Promo
    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

    November 17, 2025

    Korçë — Procedohet penalisht 43-vjeçarja që parkoi automjetin në mënyrë të parregullt

    November 14, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

    November 17, 2025

    “Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

    November 17, 2025

    Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

    November 17, 2025

    Parashikimi i Motit për Qarkun Korçë

    November 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    “Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

    November 17, 2025

    Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

    November 17, 2025
    Më të klikuarat

    Konflikt me sende të forta në Bulgarec, 4 shtetas procedohen penalisht

    November 15, 2025

    Korçë — Procedohet penalisht 43-vjeçarja që parkoi automjetin në mënyrë të parregullt

    November 14, 2025

    Spitali i ri rajonal i Korçës, investimi madhor që do të transformojë shërbimin shëndetësor në juglindje

    November 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.