Amadu Sabo, mesfushori 20-vjeçar që iu bashkua Skënderbeut në janar të këtij viti si huazim nga klubi suedez Hammarby, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Pak ditë më parë, ai u transferua te Javor-Matis në Superligën e Serbisë dhe dje regjistroi debutimin e tij në një ndeshje të vështirë ndaj kampionëve të Crvena Zvezdës. Edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultatin e thellë 4-0, Sabo u aktivizua si titullar, duke konfirmuar besimin që ka marrë menjëherë nga stafi teknik.
Gjatë qëndrimit të tij te Skënderbeu, Sabo zhvilloi 14 ndeshje, duke qenë pjesë e formacionit bazë dhe duke lënë mbresa pozitive në mesfushën korçare.
Transferimi në Serbi shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tij.


