Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Debati për pronat, Koçeku i përgjigjet Braçes për agroturizmin

    July 31, 2026

    GJKKO liron Ilir Beqajn, ish-ministri kalon në arrest shtëpie

    July 31, 2026

    Zjarr në Kukës: Zjarrfikësit dhe banorët shuajnë flakët në Surroj

    July 31, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ja çfarë ka thënë at Gjergj Fishta për Korçën

    Arsimi June 23, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një reflektim të rrallë dhe të thelluar mbi shpirtin qytetar dhe kulturor të qyteteve shqiptare, At Gjergj Fishta ndalet me një vlerësim të veçantë mbi Korçën.

    Në një përshkrim që shkon përtej peizazhit urban, ai shpalos thelbin e qytetnisë korçare si shenjë e përparimit, mendjes së hapur dhe ndjenjës së përgjegjësisë kolektive. Ky pasazh i shkëputur nga publicistika e tij, botuar në “Hylli i Dritës” më 1932, mbetet një nga dëshmitë më domethënëse të mënyrës si e ka parë Fishta qytetin e Korçës, si një vatër ku qytetërimi perëndimor nuk është huazim i jashtëm, por ndjesi e brendshme e kulturës dhe ndërgjegjes qytetare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Fishta shkruan:
    “Ndër të gjitha qytetet e Shqipnisë, mbas mendimit tim, Korça asht ajo ku frymzimi i qytetnisë oksidentale paraqitet ma haptas e jo krejt si një bimë ekzotike. Në Korçë ke fort pak rrugica (impas), e rrugët, edhe në mos qofshin gjithkund të drejta e të shtrueme, janë të krahazueme me ndërtesa, shenji që mbrendë nuk zotnon aq fort mosbesimi ndërmjet bashkëqytetasve, pra shenji që aty ka qytetní; pse qytetnia, së pari, bazohet në sociabilitet të qyteteve.

    Mbasandej, në Korçë gjen edhe sot asish që interesohen për të mirë të përgjithtë, kush tue ngrehë me mjete të veta a nji shkollë, a nji kishë, a ndonji sëmutore (spital), a një ndonjë bibliotekë qytetëse etj.

    Ka edhe shumë asish që kanë krye mësime të nalta jashtë Shqipnisë, posë se ka shumë asì të tjerësh që për punë kanë kërkue botën mbarë, e s’kanë ndejë mëshilë (mbyllur) në vend të vet, si zogu i pulës në gëzhojë të vesë. E masandej: e po ku sheh ngjeti në Shqipní arat e livadhet pa shtigje e gardhiqe, përposë se ndër rrethina të Korçës? Kjo asht, mostjetër (së paku), përshtypja që mue më ka ba qyteti i Korçës”.

    (Gjergj Fishta: në Vepra letrare 10, Publicistika, artikulli: “Një udhëtim në Turqí të re”, botuar në “Hylli i Dritës”, 1932/2/3/4/612).

    Përgatiti: Albert Vataj

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    At Gjergj Fishta djathtas Histori Korçë kryesore Kulturë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Debati për pronat, Koçeku i përgjigjet Braçes për agroturizmin

    July 31, 2026

    GJKKO liron Ilir Beqajn, ish-ministri kalon në arrest shtëpie

    July 31, 2026

    Zjarr në Kukës: Zjarrfikësit dhe banorët shuajnë flakët në Surroj

    July 31, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Debati për pronat, Koçeku i përgjigjet Braçes për agroturizmin

    July 31, 2026

    GJKKO liron Ilir Beqajn, ish-ministri kalon në arrest shtëpie

    July 31, 2026

    Zjarr në Kukës: Zjarrfikësit dhe banorët shuajnë flakët në Surroj

    July 31, 2026

    Tubim masiv në Prrenjas për të ndalur shkrirjen me Bashkinë Librazhd

    July 31, 2026

    Skënderbeu zyrtarizon mesfushorin Ennur Totre nga Tetova

    July 31, 2026

    Letër ndërkombëtarëve nga PD: Mazhoranca shkëmbeu konsensusin për territorin

    July 31, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Debati për pronat, Koçeku i përgjigjet Braçes për agroturizmin

    July 31, 2026

    GJKKO liron Ilir Beqajn, ish-ministri kalon në arrest shtëpie

    July 31, 2026

    Zjarr në Kukës: Zjarrfikësit dhe banorët shuajnë flakët në Surroj

    July 31, 2026
    Më të klikuarat

    Kur Korça kishte pesë dogana dhe fluturime drejt Romës: harta e harruar industriale e qytetit

    July 30, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026

    Celular në qeli / Laert Haxhiu kapet sërish në burgun e Drenovës

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.