Mjegull në aksin rrugor nacional Korçë – Maliq, ku më e dendur mjegulla ka qenë në qytet por edhe aksin nacional që të çon drejt Pogradecit
Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar
Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë Thanës, ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve
Policia është në monitorim të gjithë aksit rrugor.