Pogradec
Trajleri plot me gas përmbyset në kthesat e Qafëthanës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku drejtuesi i mjetit si ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përmbysur në një kthesë të fortë, duket se shkak ka qenë ngarkesa dhe futja në kthesë me shpejtësi.
Për pasojë është lënduar në kokë dhe krah drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht edhe pse trajleri i ngarkuar me gas nuk ka shpërthyer pasi mund të kishte pasoja fatale.
Aktualisht në vendngjarje është policia dhe zjarrfiksja të cilët po qëndrojnë në gatishmëri për ngritje me vinç të kamioni dhe për të shmangur ndonjë avari të mundshme shpërthimi


