Kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, që pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm si një infrastrukturë e rëndësishmeqë do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qëndrat urbane, e do të nxjerrë në pah edhe një itinerar të ri rrugor, që kalon përmes një peizazhi fantastik, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror.
Ky investim konsiderohet i rëndësishëm dhe jetik për Gorën dhe Oparin. Prej vitesh, segmenti rrugor i amortizuar Maliq-Lozhan ishte problematik për qarkullimin e mjeteve dhe banorëve të zonës, veçanërisht në periudha me rreshje dhe në stinën e dimrit.