Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vënë në pranga një 31-vjeçare nga Tirana, e dënuar me 10 muaj e 21 ditë burg për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, vepër e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim një 22-vjeçar nga Vlora, i dyshuar për vjedhjen e një aparati celular në banesën e një gruaje 33-vjeçare në Korçë.
Ndërkohë, në Maliq është proceduar penalisht një shtetas për punime ndërtimi pa leje, ndërsa në Pogradec, një 46-vjeçare akuzohet për “Deklarim të rremë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


