Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Gara në PS, Erion Braçe kërkon votim për kandidatin e Tiranës

    August 25, 2026

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Klajdi Pllaha largohet nga Nisma Thurje: “Idealizmi është zëvendësuar nga egoja dhe papjekuria politike”

    Aktualitet July 24, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas pesë vitesh angazhim aktiv politik, Klajdi Pllaha ka njoftuar largimin e tij nga Nisma Thurje. Në një deklaratë publike, ai thekson se arsyeja e largimit lidhet me humbjen e idealizmit që e kishte shtyrë fillimisht të bashkohej me këtë forcë politike.

    “Një mik i mençur më pati thënë dikur: ‘Për të njëjtën arsye pse hyn në një parti, për të njëjtën edhe del prej saj.’ Kjo frazë m’u rikthye në mendje kur vendosa të shkëputem nga Nisma Thurje,” shprehet Pllaha.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai kujton vitin 2021, kur u angazhua për herë të parë me këtë lëvizje, të cilën atëherë e njihte pak, por e përqafoi me idealizëm dhe besim te pastërtia e të rinjve që kërkonin ndryshim në sistem. “E përfaqësova në tri palë zgjedhje, duke rritur rezultatin dhe duke u pjekur politikisht, pa humbur idealizmin,” thekson ai.

    Sipas Pllahës, “ngjarjet e zgjedhjeve të fundit treguan se ky idealizëm është humbur në këtë parti, ose në rastin më të mirë është vënë në hije nga egoja personale apo papjekuria politike.” Ai lë të hapur mundësinë për një reflektim të ardhshëm nga drejtuesit e koalicionit, por thekson se “në këtë moment, nuk mund ta përfaqësoj më Nismën Thurje.”

    Duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij, Pllaha thekson se nuk pendohet për përfshirjen në këtë lëvizje. “Këto pesë vite më kanë ndihmuar të njoh të rinj të tjerë idealistë, të cilët, fatkeqësisht, janë larguar njëri pas tjetrit nga Nisma,” shprehet ai. “Nuk jam ndjerë i përfshirë realisht në vendimmarrje, ndaj gjithmonë kam qenë më afër qytetarëve të Korçës sesa vetë partisë.”

    Ai nënvizon se besimi i votuesve nuk i është dhënë partisë, por atij personalisht: “Jam i sigurt që të gjithë ata që më kanë votëbesuar, ia kanë dhënë besimin Klajdit, jo partisë.”

    Pllaha konfirmon se do të vazhdojë angazhimin politik si anëtar i Këshillit Bashkiak në Korçë, tashmë si i pavarur: “Do të jem zëri i qytetarëve korçarë, siç jam ndjerë gjithmonë.”

    Në fund të deklaratës së tij, ai mbyll me optimizëm: “Pavarësisht gjithçkaje, unë mbetem pozitiv, duke besuar se të rinj idealistë dhe me karakter nuk do t’i mungojnë kurrë Shqipërisë, madje as politikës. Ndërkohë, le të vazhdojmë të forcojmë zërin qytetar.”

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Klajdi Pllaha nisma thurje slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Gara në PS, Erion Braçe kërkon votim për kandidatin e Tiranës

    August 25, 2026

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Gara në PS, Erion Braçe kërkon votim për kandidatin e Tiranës

    August 25, 2026

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Gara në PS, Erion Braçe kërkon votim për kandidatin e Tiranës

    August 25, 2026

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.