Një shtetas 53 vjeçar, banues në fshatin Klocë, të bashkisë Maliq, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vet. Situata mes tyre agravoi dhe zonja në fjalë u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Ja çfarë ka deklaruar Policia;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.