Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Reshje të dendura shiu dhe breshër në fushën e Maliqit

    August 23, 2026

    Kapshticë: Mbi 30 mijë persona largohen drejt Greqisë në 4 ditë

    August 23, 2026

    Moti në Korçë: Reshje të dendura shiu dhe stuhi në qytet

    August 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kontrabandë mallrash nga Greqia në Korçë: arrestohet 49-vjeçari, procedohet penalisht doganieri i PKK Kapshticë

    Aktualitet December 24, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një rast kontrabande mallrash është goditur nga Policia e Korçës, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës një automjet, i drejtuar nga shtetasi V. T. Gjatë kontrollit, në mjet janë konstatuar veshje të ndryshme pa fatura përkatëse, të dyshuara si mallra të futura në territorin e Shqipërisë nga Greqia, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 49 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Gjithashtu, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetasit R. M., 40 vjeç, banues në Pogradec, doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, i cili dyshohet se nuk ka kryer kontrollin e automjetit sipas detyrës funksionale.

    Mallrat e dyshuara si kontrabandë dhe automjeti me të cilin transportoheshin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Reshje të dendura shiu dhe breshër në fushën e Maliqit

    August 23, 2026

    Kapshticë: Mbi 30 mijë persona largohen drejt Greqisë në 4 ditë

    August 23, 2026

    Moti në Korçë: Reshje të dendura shiu dhe stuhi në qytet

    August 23, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Reshje të dendura shiu dhe breshër në fushën e Maliqit

    August 23, 2026

    Kapshticë: Mbi 30 mijë persona largohen drejt Greqisë në 4 ditë

    August 23, 2026

    Moti në Korçë: Reshje të dendura shiu dhe stuhi në qytet

    August 23, 2026

    Rama në Pogradec prezanton platformën Pasqyrë Albania

    August 23, 2026

    Tradita në Pogradec: Rrëfenja e vjetër e koranit dhe verës së butit

    August 23, 2026

    Pogradec: PS nis analizën me drejtuesit, zbardhet axhenda

    August 23, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të dendura shiu dhe breshër në fushën e Maliqit

    August 23, 2026

    Kapshticë: Mbi 30 mijë persona largohen drejt Greqisë në 4 ditë

    August 23, 2026

    Moti në Korçë: Reshje të dendura shiu dhe stuhi në qytet

    August 23, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.