Qarku i Korçës kryeson në Shqipëri për sa i përket territorit të pabanuar, ku mbi 80% e sipërfaqes së tij rezulton pa banorë, ndërkohë që shpopullimi po përfshin më shumë se gjysmën e të gjithë territorit të vendit.
Përqendrimi i popullsisë në zonat urbane
Sipas të dhënave, popullsia po përqendrohet gjithnjë e më shumë në qytete dhe në zonat urbane. Pas Korçës, përqindjet më të larta të territoreve të pabanuara i regjistrojnë qarqet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Kukësit.
Fenomeni i boshatisjes është më i theksuar në zonat malore dhe periferike, ku largimi i banorëve ka lënë sipërfaqe të mëdha të pabanuara.
Foto ilustruese.


