Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçari Stavri Shkurti/ Portreti i një aktori të Madh

    Korçë January 1, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Stavri Shkurti do të vintë në jetë në gusht të vitit 1927 dhe shumë shpejt do të kthehej në personalitetet e artit shqiptar.

    Stavri Shkurti ia doli që me talentin dhe pasionin e tij të vendosë yllin e tij artistik në kinematografinë shqiptare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Fillimet e tij artistike janë që në vitin 1950, kohë kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi”, ai ishte një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Ndërsa studimet e larta i mbaroi në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike edhe pse me një profesion që nuk kishte lidhje me aktrimin, Stavri do të rikthehej në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.

    Në skenën e “Andon Zako Çajupi”., që drejtohej prej regjisorëve si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) Stavri do të interpretonte për 30 vjet role dhe personazhe që kanë mnetur të paharrueshëm publikun korçar, por edhe për atë mbarëshqiptar.

    Mund të vecosh mjaft lehtë rolin e Karandeshit në dramën “Vajza pa prikë”, ose interpretimet në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si “Pamje nga ura” e Artur Milerit dhe “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, ndërsa nga dramaturgjia shqiptare “Maro Mokra”.

    Ai i dha kinematografisë shqiptare plot 40 role. I pari në filmin shqiptar, filmin “Tana” në vitin 1958.

    Më tej roli i Besimit në filmin “Ilegalët” në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin “Zonja nga qyteti” në vitin 1976, për të cilin mori edhe komplimentet nga Enver Hoxha, roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj. Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin “Vitet e pritjes” në vitin 1990.

    Për shkak të një sëmundje të rëndë që përfshiu trupin e tij, në vitin 1992 ai u largua nga skena shqiptare dhe u vendos në Selanik të Greqisë, aty ku pas 6 vjetësh zemra e tij do të ndalte së rrahuri. Përcjellja për në banesën e fudit iu bë në Korcë, nga qytetarët, miq dhe artdashës.

    Për meritat e tij artistike Stavri Shkurti u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, si dhe me titullin “Qytetar Nderi” i Korçës, pas vdekjes.

    Filmat ku ka luajtur:

    1990 — “Vetmi” – Jani

    1990 — “Fletë të bardha” (Film TV) – Andrea

    1990 — “Jeta në duart e tjetrit” – Babai i Spiros

    1989 — “Kush është vrasësi” – Thimi Dino

    1989 — “Muri i gjallë” – Babai i Rozafës

    1989 — “Vitet e pritjes” – Fajdexhiu

    1988 — “Shkëlqimi i përkohshëm” – Vjehrri i Danes

    1987 — “Botë e padukshme” – Inxhinier Ganiu

    1987 — “Përsëri pranverë” – Sekretari

    1987 — “Rrethi i kujtesës” – Profesor Ëeberi

    1986 — “Dasmë e çuditshme” – Dalipi

    1985 — “Asgjë nuk harrohet” – Manol Gjinaj, përkthyesi

    1985 — “Të shoh në sy” (Film TV) – Drejtori

    1984 — “Kush vdes në këmbë” – Doktori

    1984 — “Lundrimi i parë” – Borak

    1984 — “Vendimi” – Kiçua

    1983 — “Një emër midis njerëzve” – Jani

    1981 — “Agimet e stinës së madhe” (Film TV) – Zalo Kapllani

    1981 — “Gjurmë në kaltërsi” – Mjeku

    1981 — “Kërcënimi” – Drejtori

    1981 — “Qortimet e vjeshtës” – Fotografi

    1980 — “Një shoqe nga fshati” – Sala,sekretari i Partisë

    1980 — “Partizani i vogël Velo” – Babai i Velos

    1979 — “Mysafiri” – Mysafiri

    1979 — “Ballë për ballë” – Shefi i Arkeologëve

    1978 — “Gjeneral gramafoni” – Brahoja

    1978 — “I treti” (Film TV) – Qazim Beluli

    1978 — “Kur hidheshin themelet” (Film TV) – Zeneli

    1978 — “Yjet mbi Drin” – Pertefi, inxhinieri

    1977 — “Flamur në dallgë” (Film TV) – Urani

    1977 — “Gunat mbi tela” – Mësuesi

    1977 — “Njeriu me top” – Murat Shtaga

    1976 — “Përballimi” – Tarja

    1976 — “Zonja nga qyteti” – Sala, sekretari i Partisë

    1976 — “Ilegalët” – Besimi

    1975 — “Rrugicat që kërkonin diell” – Furrxhiu

    1971 — “Mëngjeze lufte”

    1968 — “Prita Ligori”

    1965 — “Vitet e para” – Një nga vullnetarët në tharjen e kënetës

    1958 – “Tana”

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Muzikali “Katedralja” në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” të Korçës

    December 30, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.