DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular, në ambientet e një dyqani në lagjen nr. 6, Korçë. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. L., 22 vjeç, banues në Bilisht, pasi ka vjedhur telefonin e një 59- vjeçareje, në ambientet e qendrës shëndetësore Devoll. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.