Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçë, 1917: Kolonelit Descoins, “atit të Republikës sonë të re shqiptare”

    Histori January 29, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Henri Vincent Descoins, i lindur më 10 janar 1869 në Cambray (Francë), vdiq më 10 maj 1930 në Algjer (Algjeri) ishte gjeneral brigade dhe shkrimtar ushtarak francez. Si kolonel i kalorësisë gjatë Luftës së Parë Botërore, luajti një rol të rëndësishëm në vendosjen e forcave franceze në Korçë (1916 – 1920).

    Ndër të tjera, shkroi edhe raportin “Six Mois d’histoire de l’Albanie – Novembre 1916 Mai 1917” të cilin e përktheu dhe e botoi në shqip, Vasil Gërmenji (1908 – 1988). Këto janë dy letra që shqiptarët ia dërgonin kur e përfundoi misionin në Shqipëri. Janë marrë nga monografia “Vasil Gërmenji, një jetë në shërbim të çështjes shqiptare” me autor Elez Osmanin, Botimet KOHA, tetor 2024

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Letër dërguar kolonelit Descoins nga fisnikët e Korçës në kohën e largimit të tij nga ky qytet.

    Në emër të popullit të Republikës Shqiptare, vijmë, zoti Kolonel, t’ju shprehim me këtë letër dhimbjen e madhe që ndiejmë në këtë moment kur mendojmë se për pak orë do të largoheni nga ne, nga qyteti ynë, nga vendi ynë. Do të kalojnë vetëm pak orë dhe miku ynë i dashur dhe i respektuar, mbrojtësi ynë, babai ynë, që ka bërë kaq shumë gjëra të bukura për vendin tonë, që na ka liruar, na ka siguruar pavarësinë, na ka nxjerrë nga kaosi, na ka nxjerrë në dritë, i cili në mes të detyrave të tij të larta nuk pushoi së kujdesuri për ne si fëmijët e tij… vetëm pak orë, le të themi, dhe Koloneli ynë i dashur na lë.

    E po! Koloneli ynë, shkoni atje ku shërbimet e çmuara ushtarake që i janë bërë Atdheut tuaj të madh, ju premtojnë të arrini gradën më të lartë në hierarkinë ushtarake.
    Por mos harroni vendin tonë, mos harroni popullin shqiptar që ju respektoi aq shumë, ju vlerësoi dhe që aq shumë e deshët. Vendi ynë do ta ruajë përgjithmonë kujtimin tuaj; ai do të shkruajë me shkronja me ar në mermer e në bronz emrin tuaj, emër ky që çdo ditë, në çdo çast do të evokojë te ne dhe te fëmijët tanë Mbrojtësi i madh, Ati i Republikës sonë të re shqiptare.

    Korçë, 15 maj 1917.

    Nënshkruar: Thémistokli Gërmënji, Tefik Rushiti; Qani Dishnica; Thev. V. Manou; Const. Nocka; Lambro Mboria; Eftim Tealli; Ferid Frashëri; Andrea Katundi; Husein Dishnica; Pierre Harissiades.

    Letër e shkruar kolonelit Descoins nga shqiptarët e Amerikës

    Boston, Mass., 12 prill 1917.

    Zotëri Kolonel, kam nderin t’ju informoj se shqiptarët e Massachusetts mbajtën një takim madhështor nën kujdesin e Shoqërisë së Korçës “Arësimi” në America Hall, rruga “Washington 724” në Boston, në të cilën u përshëndet me gëzim të pashprehur lajmi që ju dhatë urdhër, që pas çlirimit të Shqipërisë Juglindore nga pushtuesit grekë, të ngrihej flamuri kombëtar shqiptar pranë flamurit të lavdishëm francez në Korçë dhe votuam unanimisht rezolutën në vijim:

    “Dërgoni telegram falënderimi Presidentit të Republikës franceze, ambasadorit francez në Washington, juve dhe z. Themistokli Gërmënjit, që bashkëpunuan me ju për paqësimin e vendit dhe formimin e një pushteti lokal në Korçë”.

    Meqë e kisha të pamundur t’ju dërgoj telegram, këtë rezolutë po jua dërgoj me postë. Më lejoni, me këtë rast, kolonel, t’ju shpreh mirënjohjen e thellë e të gjithë shqiptarëve të Amerikës për veprimin tuaj prej kalorësi. Rroftë Franca! Rroftë ushtria çlirimtare franceze!

    Nënshkruar: Kristo Kirka, kryetar i mbledhjes.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.