Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçë: Arrestohet administratori për ndërtim pa leje në Voskopojë, procedohen punonjës të IMT-së dhe pezullohen efektivë policie

    Aktualitet July 12, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një operacion i Policisë së Shtetit ka çuar në arrestimin e administratorit të një subjekti privat dhe në procedimin penal të disa zyrtarëve lokalë, pas evidentimit të një ndërtimi pa leje në zonën turistike të Voskopojës.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacione operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, i cili dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ngritjen e godinave, pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vijim të hetimeve, u proceduan penalisht edhe dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Korçë, shtetasit I. L., 54 vjeç, me detyrë Kryeinspektor, dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Inspektor. Ata dyshohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kryen kontrollet ligjore dhe nuk njoftuan në kohë Policinë mbi ndërtimin e paligjshëm.

    Po ashtu, janë pezulluar nga detyra dhe janë marrë masa disiplinore të rënda ndaj Inspektorit A. B., ndihmës/specialist i rendit (SPZ), Nënkomisarit E. P., specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, si dhe Nënkomisarit P. B., koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë. Ndaj tyre ka nisur një hetim disiplinor i thelluar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

    Policia e Korçës apelon qytetarët dhe bizneset të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe të mos zënë hapësirat publike në mënyrë të paligjshme, duke paralajmëruar se shkelësit do të përballen me pasojat ligjore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    ndërtim pa leje slide Voskopojë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.