Dhuna në familje po bëhet një fenomen i përhapur në vendin tonë e aq më tepër në qarkun tonë. Mësohet se dy të rinj, njëri nga fshati Trestenik i Devollit dhe tjetri nga qyteti i Korçës kanë rrahur prindërit e tyre.
Lexoni njoftimin e policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të dhunës në familje
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se 27-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit E. G., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.