Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy persona, njëri 52 vjeçar nga Korça dhe tjetri 38 vjeçar nga Mëmlishti i Pogradecit. Të dy personat dyshohen se kanë dhunuar me grushta për motive të dobëta perona të tjerë.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Dishnicë”, në parkingun e një firme, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grusht një 46-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 38 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, pasi në fshat, dyshohet se ka goditur me grushte dhe shkelma një 61-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


