Një 57 vjeçar nga Korça është ndaluar nga policia në vendin e quajtur Tyrbja e Goçës, pasi transportonte një sasi dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të transportit të paligjshëm të druve të zjarrit.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Goçës”, Maliq, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekusestrua në cilësinë e provës mareriale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


