Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçë – Përfundon Olimpiada e 19-të Ballkanike Studentore të Matematikës, asnjë medalje për studentët shqiptarë

    Aktualitet March 9, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Korçë ka përfunduar Olimpiada e 19-të Ballkanike Studentore të Matematikës, e organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Shoqata e Matematikës në Europën Juglindore. Olimpiada mblodhi në qytetin juglindor 111 studentë nga 27 universitete të vendeve si Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania dhe Turkmenistani.

    Për Ardian Naçon, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Matematikës, organizimi i kësaj olimpiade nuk ka qenë i lehtë për shumë arsye, por rëndësi ka që gjithçka u përmbyll me sukses.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ardian Naço:
    “Ka qenë një sfidë për të organizuar një ngjarje të tillë të përmasave ndërkombëtare, por me përkushtim dhe mbështetje, kemi arritur ta realizojmë me sukses.”

    I pyetur për nivelin e studentëve shqiptarë në këtë olimpiadë, Naço pranoi se ka ende hapësira për përmirësim dhe se pjesëmarrja e vazhdueshme në nivele të tilla është e rëndësishme për rritjen e performancës.

    Ardian Naço:
    “Studentët shqiptarë kanë potencial të madh, por u mungon përvoja në kompeticione të tilla ndërkombëtare. Nevojitet më shumë angazhim dhe mbështetje për të arritur rezultate më të mira në të ardhmen.”

    Ndërkohë, një nga studentët ekselentë nga Turkmenistani, Oguz Han, u shpreh i befasuar nga niveli i studentëve shqiptarë dhe nga mikpritja që iu është ofruar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

    Oguz Han:
    “Vij nga Antalya dhe për mua është hera e parë që vij në Shqipëri, ndonëse në olimpiada të tilla kam marrë pjesë disa herë. Më ka bërë shumë përshtypje mikpritja dhe zgjuarsia e të rinjve shqiptarë. Matematika na është thënë se nuk është shumë e zhvilluar në Shqipëri, por të rinjtë që kam takuar këtu janë shumë premtues. Besoj se do të vij sërish në Shqipëri, por këtë herë për turizëm.”

    Ceremonia e ndarjes së medaljeve për studentët më të mirë është mbajtur mbrëmë në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Ajo që ra në sy ishte fakti se asnjë student shqiptar nuk është vlerësuar me medalje në këtë olimpiadë, duke reflektuar nevojën për më shumë mbështetje dhe përgatitje në këtë fushë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore Olimpiada ballkanike olimpiada ballkanike e matematikës olimpiada e matematikës slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.