Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. G., 44 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit në farmacinë që ai administron, u gjetën dhe sekuestruan medikamente të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


