Ditën e sotme një shtetas, me iniciale R.C., 46 vjeç ka goditur me sende të forta një 42 vjeçar për arsye të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 në qytetin e Korçës.
42 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ja deklarata e policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë një shtetas, ka sulmuar një 42 vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. C., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 11, Korçë, dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, një 42-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.