Edhe Pogradeci këtë fundvit po përjeton ditët e tij më të mira. Sipas të dhënave nga booking njësitë e akomodimit në këtë qytet hotoele dhe bujtina deri tek apartamentet janë pothuajse të prenotuara. Maksimumi që ofrojnë është 1 ose 2 dhoma bosh.
Kjo tregon se juglindja e Shqipërisë mbetet zgjedhja e parë e të gjjthëve për Krishtlindje dhe se operatorët turistikë janë në ditët e tyre më të mira edhe në këtë sezon dimëror.
E ndërsa Korça ka mbyllur të gjitha rezervimet, ditët vijuese pritet të sjelljn blackout edhe në qytetin liqenor.
Sipas të dhënave Korça, Pogradeci dhe Kolonja mbeten mjaft të kërkuara jovetëm për Krishtlindje por edhe për ndërrimin e viteve.