Pasi kanë përfunduar numërimet e votave për Këshilltarët që do jenë pjesë e Këshillit Bashkiak Pogradec 2023-2027, ka rezultuar se opozita ka marrë një rezultat shumë të ulët, mw tw ultin nw 30 vite pluralizwm, e për pasojë edhe një numër shumë të vogël mandatesh. Nëse në fushatë artikulohej se do të merreshin të paktën 10 mandate në këshill, rezultoi se arritën të marrin vetëm 5. Kjo tregon se liderwt e partrive politike të opozitës nuk kanë arritur dot jovetëm të japin alternativën e duhur për kandidatin që ishte për kryetar bashkie, por nga ana tjetër votuesi nuk i sheh më si zërin e tyre në parlamentin e qytetit. Gentian Çala ishte i 7-ti në listën e BF dhe nuk arriti dot që të plotwsonte votat e mandatit për të hyrë në Këshill.
Deri tani Z. Çala nuk ka shprehur asnjë mesazh për votuesit e tij apo të PL të cilët duket se kanë qenë shumë të pakët në numër aq sa nuk i dhanë dot një mandate drejtuesit të PL.
Nga ana tjetër kryetari i PD Genti Çela nuk e ka përfshirë emrin e tij në këtë garë, mesa duket ai kishte nuhatje se gjërat nuk do të shkonin si duhet. Të dyja partitë bashkë nën një koalicion BF kanë arritur që të marrin vetëm 4116 vota që u përkthyen në 5 mandate këshilltarësh. Ndërkohë parti të vogla kanë marrë 7 këshilltarë, duket se besueshmëria ndaj personave që kryesonin listat e tyre ka qenë më e madhe. Tashmë mbetet për t’u parë “opozita” që BF do të bëjë në parlametin e qytetit në të cilin e ka shumë të vështirë të marrë vendime, pasi nuk ka numrin e votave për të penguar apo bllokuar projektvendime që mund ti mendojnë si të gabuara.