Në ditën e tij të lindjes, kujtohet sot ikona e kinematografisë shqiptare, aktori dhe regjisori i mirënjohur i shumë shfaqjeve teatrale, Agim Qirjaqi.
Me dhjetra role të spikatura dhe aftësi të rralla interpretuese, ai është një burim krenarie për kulturën dhe kinematografinë shqiptare. Agim Qirjaqi është vlerësuar dhe me titullin “Artist i Merituar”
Ndër rolet e tij më të spikatura mund të përmenden rolet në filmat “Lulukuqe mbi mure”, “Apasionata”, “Tela mbi violinë” apo te filmi “I dashur armik”.