Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Korça Alpin shpëton pyllin urban: Thirrje qytetarëve për ujitjen e fidanëve përgjatë rrugës “Çlirimi i Korçës”

    July 9, 2025

    Skënderbeu nis ndërtimin e skuadrës për Superligën, Gjoka pret afrime të reja

    July 9, 2025

    MIK Festival, homazh për Gaqo Çakon në natën e dytë

    July 9, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kukësi – Skënderbeu barazim, korçarët marrin një pikë në Tiranë

    Aktualitet November 28, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kukësi-Skënderbeu 1-2

    Shënues: Zhongo 54’, Da Mota 81’ / Franklin 12’, Lika 38’

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala (Najara 46’), Zhongo, Reci, Fejzaj, Smajli (Rivas 46’), Mehmetllari (Da Mota 77’), Rashiti (Momoh 36’), Beshiraj, Salami. Trajneri: Stavri Nica

    SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Rabiu, Lika (Merlim 73’), Liço, Frashëri, Zenullari, Rashica (Vangjeli 83’), Franklin (Djantou 83’). Trajneri: Ivan Gvozdenoviç

    Gjyqtare: Emanuela Rusta

    Karton i verdhë: Reci, Lamçe

    Mëkat që Skënderbeu nuk arriti të fitonte ndaj Kukësit, teksa kryesonte 0-2 dhe në pjesën e dytë lëshoi totalisht, duke bërë që Kukësi të shënonte dy gola të tjerë.

    Në përfundim një 2-2 në Kukësi-Skënderbeu, një rezultat që në fakt sjell keqardhje, pasi Skënderbeu duhet të kishte fituar, teksa kryesonte me jo 1, por 2 gola.

    Pjesa e parë mes Kukësit dhe Skënderbeut përfundoi me një Skënderbe super, pasi shënoi 2 gola deri tani dhe kishin raste pafund. Në 45 minuta Skënderbeu ka bërë “ligjin” te “Arena e Demave”, ndërkohë që Kukësi vetëm një rast në këtë pjesë, gjë që tregoi se bardhekuqtë kishin më shumë dëshirë për fitore.

    Ishte Franklin që shënoi brenda zonës që në minutën e 12-të dhe duket se çliroi bardhekuqtë që më pas nuk mbahen më.

    Liço jep një asis për Franklin që edhe pse ka mbulimin e dy futbollistëve përsëri del përballë portës dhe shënon golin e avantazhit.

    0-1 për Skënderbeun, ndërkohë që më pas është Skënderbeu që ka raste të pastra shënimi. Në minutën e 38-të Gresild Lika shënon një eurogol me një goditje dënimi dhe 0-2 për Skënderbeun.

    Bardhekuqtë nuk mbahen më dhe shënojnë edhe të tretin me atë të Likës, por ka qenë Franklin në pozicion jashtë loje 3 minuta para fundit.

    Një pjesë e parë vërtet super për Skënderbeun.

    Pjesa e dytë nis e qetë dhe me dy ndërime për trajnerin Stavri Nica, ndërkohë që stafi teknik i Skënderbeut i besoi të 11-të lojtarëve që reshtoi që në fillimin e takimit.

    Minuta të mira për Kukësin pas minutës së 50-të, teksa verilindorët e mbyllin Skënderbeun në portë dhe është Zhongo në minutën e 54-ër që përfiton nga një gabim i portierit Alia dhe shënon golin që rihap sfidën.

    Më pas Kukësi shton presionin dhe Skënderbeu nuk është në fushë në pjesën e dytë. Është Kukësi që shënon golin e barazimit 9-të minuta para fundit dhe në fakt nga ajo që u pa në fushë në pjesën e dytë barazimi ishte rezultati më i drejtë.

    Skënderbeu merr një pikë në këtë transfertë dhe mund të themi pa frikë se ka humur 2 të tilla.

    Minutat dhe rastet e pjesës së parë

    3’ – Dy goditje këndore radhazi për Kukësin. Te e para Liço largon topin me kokë dhe në të dytën është Prençi që largon rezikun nga zona.

    12’ – Është Frankin që merr një asis në zonë dhe atje gjuan tokazi duke shënuar golin e avantazhit.

    18’ – Është Rashica që godet me kokë por jashtë kuadratit gjuajtja e sulmuesit.

    26’ – Zenullari për Skënderbeun godet nga distanae, por topi përfundon jashtë kuadratit.

    28’ – Beshiraj godet nga distanca, ka qenë Alia që grushton dhe më pas Zenullari largon rezikun.

    34’ – Gresild Lika jo njëherë, por dy herë brenda zonës bën më të vështirën. Përballë portës gjuan së pari, topi prek mbrojtësit. Më pas topi kthehet sërish te Lika që gjuan dhe grushton portieri Tafas.

    38’ – Gresild Lika në një goditje dënimi nga 22 metra e “qep” me të djathtën e tij dhe topi prehet në rrjetë. 0-2 për Skënderbeun.

    42’ – Lika shënon të tretin, por pozicion jashtë lpje për Franklin dhe goli nuk vlen.

    45+2’ – Liço godet mbi traun e portës kukësiane.

    Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

    49’ – Është Najara për miqtë që jep shkëndijën e parë. Gjuajtja e tij në hyrje të zonës të Skënderbeut, bën që topi përfundojë ngjitur me tranversën e Alia.

    51’ – Është Rashica në krahun e majtë që shërben në zonë për Likën, por Lika nuk arrin ta shtyjë topi në kuadrat.

    54’ – Goditje këndi për Kukësin. Zhongo për miqtë përfiton nga një gabim i portierit Marko Alia, gjuan dhe topi përfundon në rrjetë. Rezultati ngushtohet në 1-2 për Skënderbeun

    57’ – Është përsëri Zhongo që me kokë për pak sa nuk shënon edhe golin e barazimit, por topi qeth tranversën e Skënderbeut.

    69’ – Salami godet në hyrje të zonës dhe grushton Alia duke e nxjerrë topin në këndore.

    81’ – Da Mota pas një goditjeje nga këndi gjuan me kokë në zonë dhe 2-2.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korça Alpin shpëton pyllin urban: Thirrje qytetarëve për ujitjen e fidanëve përgjatë rrugës “Çlirimi i Korçës”

    July 9, 2025

    Skënderbeu nis ndërtimin e skuadrës për Superligën, Gjoka pret afrime të reja

    July 9, 2025

    MIK Festival, homazh për Gaqo Çakon në natën e dytë

    July 9, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Korça Alpin shpëton pyllin urban: Thirrje qytetarëve për ujitjen e fidanëve përgjatë rrugës “Çlirimi i Korçës”

    July 9, 2025

    Skënderbeu nis ndërtimin e skuadrës për Superligën, Gjoka pret afrime të reja

    July 9, 2025

    MIK Festival, homazh për Gaqo Çakon në natën e dytë

    July 9, 2025

    Ujësjellësi i ri në Zvezdë zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijshëm

    July 9, 2025

    Tren, Devoll – Gjendet i pajetë një 70-vjeçar pranë lumit, dyshohet mbytje

    July 9, 2025

    Plovisht, Maliq – Zjarr në sipërfaqe bujqësore, dyshohet se shkak është pakujdesia e turistëve

    July 9, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Familja Haxhiu dhuron bashkisë Korçë monografinë e piktorit Fatmir Haxhiu

    June 30, 2025

    Thirrje për ndihmë për Ajlën, vogëlushen 3-vjeçare!

    June 29, 2025

    Korça, destinacioni i preferuar i turizmit malor – Turistë nga e gjithë bota zgjedhin juglindjen shqiptare

    June 28, 2025
    Më të klikuarat

    “Me hidhërim të thellë…” / Klubi i Skënderbeut bën njoftimin e trishtë

    July 6, 2025

    Korça Beer Fest 2025 gati të ndezë atmosferën: Tradita vazhdon me surpriza dhe muzikë live

    July 4, 2025

    Shkarkohen drejtori dhe shefi i policisë së burgut të Drenovës pas kapjes së telefonit në qeli

    July 6, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.