Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ledjan Zeqollari/Historiani që shkund pluhurin e arkivave për Pogradecin

    Histori September 4, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ledjan Zeqollari është një i ri i apasionuar pas historisë dhe arkivave. Prej vitesh Zeqollari merret me kërkime dhe studime të arkivave botërore, aty ku ai kërkon materiale historike për Shqipërinë dhe Pogradecin në veçanti.

    Që të merresh me kërkime dhe studime të tilla sigurisht nuk mjafton vetëm pasioni, por duhet edhe pak formim në mënyrë që të dish ku kërkon dhe çfarë kërkon.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ledjani është diplomuar në fakultetin e Histori-Filologjisë dega Gjeografi në Tiranë në vitin 2007. Prej gati një dekade ai ka ushtruar profesionin e mësuesit në dy shkolla të Pogradecit dhe aktualisht është Drejtor i Trashëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Rinisë pranë Bashkisë Pogradec.

    Por si lindi dëshira dhe pasioni për tu futur skutat e errta të arkivave botërore të cilat për hir të së vërtetës kanë materiale të rëndësishme historike për vendin tonë?

    Ajo që unë bëj përfshin një kategori të caktuar njerzish që e ndjekin si informacion dhe e përthithin atë, në arkivat dixhitale ku unë kërkoj janë përgjithësisht të luftës së parë botërore. Nëse unë postoj një foto që e gjej në këto arkiva ka shumë njerëz që e lidhin me historinë lokale pasi i identifikojnë ato me zona dhe objekte të ndryshme sot, pra ka shumë histori lokale dhe unë hulumtoj përgjithësisht historinë lokale e cila i shërben edhe historisë kombëtare.

    Interneti sot është një bibliotekë shumë e madhe, kjo edhe falë faktit se arkivat dixhitale janë të pafundme, me pagesa shumë të vogla ti do të kesh mundësinë që të këto arkiva të gjesh materiale pafund.

    Sigurisht krahas kërkimit, duhet të bësh seleksionimin dhe më pas krahasimin e ngjarjes në mënyrë që të mos shkaktohen gabime.

    Ku mund të kërkojnë sot njerzit?

    Mund të kërkojnë në arkivat dixhitale të bibliotekave, unë përgjigjësisht kërkoj në ato franceze. Por sigurisht që aty duhen përcaktuar qartë periudhat që po kërkon, këto arkiva të japin edhe mundësinë që ti shkarkosh dokumentat apo fotografitë.

    Shembull është që nëse do kërkosh për ushtrinë franceze të frontit lindor ka plot materiale për Pogradecin dhe Korçën, pasi në këtë zonë ka qenë i pozicionuar fronti lindor. E njëjta gjë ndodh edhe pët ushtrinë austriake etj. Pra e rëndësishme është që të përcaktosh saktë çfarë je duke kërkuar dhe periudhën.

    Çfarë gjejmë në shtëpinë e Ledjanit, ose në studio?

    Unë kam dokumenta dhe foto të vjetra që lidhen me Pogradecin gjatë luftës së parë botërore.

    Kam zgjedhur që çdo gjë që kërkoj dhe gjej ta ndaj me njerzit qoftë nëpërmjet rrjeteve sociale ashtu edhe në ekspozitat që kam realizuar disa kohë më parë dhe që besoj në vazhdim do të realizoj edhe një tjetër.

    Fotografitë apo telegrame të ndryshme që lidhen me familjet pogradecare kam zgjedhur që t’iu vë në dispozicion kopje të tyre.

    Ka diçka që je duke e kërkuar?

    Jam duke kërkuar dokumentin origjinal që doktori Jani Basho i ka dërguar Presidentit Uillson që i përket vitit 1918, ku ai dhe disa të tjerë, në këtë letër kërkonin mbrojtjen e Shqipërisë në Konferencën e Paqes.
    Eksizton një kopje që është edhe në Arkivin Shtetëror, por unë jam duke kërkuar origjinalin që ka marrë Uillson dhe që ende nuk e kam gjetur.

    Është edhe një dokument tjetër që ua kam vënë në dispozicion familjarëve të Dr. Bashos, një letër që ai në vitib 1921 ia dërgonte Lidhjes së Kombeve për të mbrojtur territorin shqiptar në veri nga serbët.

    Ju jeni edhe personi që ka zbuluar hartën e Tiranës në arkivat dixhitale, si ratë në gjurmët e saj?

    Ka qenë rastësi, hartën e parë të Tiranës të vitit 1916 që është bërë në shkurt të këtij viti, periudhë kur trupat austriake u vendosën në Tiranë dhe aty skicojnë hartën e asaj kohe.
    Unë e kam gjetur në arkivin austriak, pasi e gjeta duhet të konsultohesha me një arkitekt shumë të mirë për vërtetimin e saj dhe e realizova këtë me Artan Shkrelin. Deri në momentin që ai nuk e kishte parë, nuk e dija që kisha bërë një zbulim. Pasi një hartë e tillë nuk ekzistonte askund në Shqipëri dhe vitin e kaluar e publikuam sëbashku.

    Do ndalesh ndonjëherë së kërkuari?

    Asnjëherë, kam 10 vite që e bëj dhe mendoj se kam zbuluar shumë pak, ka me mijra materiale që presin të shpluhurosen. Unë do vijoj të kërkoj dhe sigurisht periodikisht do bëj publikimin e tyre.

    Ledjan Zeqollarin mund ta ndiqni në rrjetin e tij social FB ku bën edhe publikimin më të madh të materialeve.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.