Procesi i legalizimeve në Bashkinë Maliq po ecën me ritme të larta, duke e renditur këtë bashki në krye të listës për nga përqindja e objekteve të legalizuara në qarkun e Korçës.
Sipas të dhënave zyrtare, afro 50% e objekteve të matura në territorin e bashkisë tashmë janë pajisur me Leje Legalizimi, një tregues i qartë i përparimit të ndjeshëm të këtij procesi.
Ky sukses vjen falë bashkëpunimit të ngushtë mes Bashkisë Maliq dhe Drejtorisë Vendore të Kadastrës Korçë, bashkëpunim që ka lehtësuar ndjeshëm procedurat për qytetarët dhe ka sjellë rezultate konkrete në terren.
Autoritetet vendore theksojnë se puna do të vijojë me të njëjtin intensitet, me qëllim që të gjitha objektet që plotësojnë kriteret ligjore të përfshihen sa më shpejt në procesin e legalizimit.



