Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Leskoviku, qyteti me një lindje dhe asnjë dasmë në 2023

    Aktualitet March 6, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Vitin e kaluar klarineta nuk nxori melodi në qytetin e sazeve sepse për fat të keq nuk pati asnjë dasëm. Zhurma të rinj nuk ka, të vetmet hapa janë ato të të moshuarve të cilat duken pothuajse poetike e nuk ka as të qara fëmijësh sepse vitin e kaluar pati vetëm 4 lindje, e si për ironi, vetëm njëri prej tyre po merr gji e po rritet në Leskovik. Jeta këtu pothuajse është ndalur”.

    Leskoviku i cili dikur popullohej nga mbi 8000 banorë sot nuk numëron më tepër se 2900 të tillë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vitin 2023 pati vetëm 4 lindje, 3 prej tyre në emigrim e vetëm 1 në Leskovik.

    “Të regjistruar kemi 4, por 3 jetojnë jashtë shtetit aktualisht, vetëm një është në Leskovik. Një në Angli, dy në Greqi e një në Shqipëri. Këtu ka patur shtëpi lindje, kemi patur deri në 80 lindje në vit por trendi si kudo, moshat e reja largohen, çdo gjë vjen duke u kufizuar. Ikin jashtë shtetit, në emigrim” u shpreh doktoreshë Hyrije Hida.

    Banorët tregojnë se nuk ka ngelur asnjë i ri në Leskovik, pasi të gjithë janë larguar në emigrim.

    “Po këtu kanë ikur të rinjtë, kanë ngelur vetëm pleq e plaka e nuk ka lindur. Tani rrezik e shkolla, dikur kishte 400 nxënës, sot 60 nxënës kanë ngelur. Për 5-6 vite mbyllet e shkolla. Këtu pleq e plaka kanë ngelur” – tha një banor i zonës.

    “Nuk mbeti këtu mo, këtu kanë ikur. Ikën të gjithë të rinjtë, siç me sheh mua kanë ngelur. Bëj unë fëmijë? Kush pjell? Në Ersekë kush do i mbaje? Krizë. Ku punojnë? Rrinë keshtu,pleq. Të rinjtë kanë ikur, mbeten ne se sna merr zoti se i vjen keq“.

    “Edhe popullata sidomos të rinjtë kanë emigruar, shumica kanë ngelur brez i tretë. Flitet që e shkolla do bashkohet se nuk ka nxënës. Dikur Leskoviku kishte 700, sot 50-60. Detyrohen familjarët të ikin pas fëmijëve. Kemi ngelur shumë pak” – tha një banore e Leskovikut.

    Faktin e shpopullimit e pranon dhe kryetari i njësisë administrative Leskovik.

    “E vërteta është e hidhur e kjo ndodh çdo ditë që largohen, kaq ofron Leskoviku, kërkojnë një cilësi më të mirë jete dhe largohen. Lindshmëria ishte diku rreth 4 sipas statistikave por jemi të pajtuar me këtë fakt” – tha Nardi Konica.

    Leskoviku është i njohur për prodhimin e verës dhe rakisë, sektor ky që i mban ende familjet leskoviqare të qëndrojnë aty, ndërkohë që turizmi është një nga synimet që bashkia Kolonjë ka në plan zhvillimor për këtë zonë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore Leskovik
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.