Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Lexo/Disa të veçanta që mund të mos i dini për Maliqin

    Kulturë October 3, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për të shkuar në qytetin e Maliqit duhet të drejtohesh për në juglindje të Shqipërisë, në qarkun e Korçës, pothuajse 13 km larg saj, përgjatë rrjedhës së lumit Devoll. Bashkia Maliq përbëhet nga zona urbane, qyteti Maliq dhe gjashtë zona rurale: Fshati Maliq, Kolanec, Goçë, Bicke, Gjyras dhe Plovisht.

    Maliqi konsiderohet si një qytet i ri, me moshë gati 60 vjeçare ,i cili ka 60 mijë banorë. Maliqi ka qenë kënetë deri në vitin 1946, kur u tha këneta me forca vullnetare nga e gjithë Shqipëria. Pas bonifikimit u popullua nga banorë të krahinave perreth, si dhe nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Pas bonifikimit u nis ndërtimi i Kombinatit të Sheqerit, si një vepër madhore për ekonominë e Shqipërisë, një kombinat i cili ishte ndër më të mëdhenjtë në gadishullin e Ballkanit. Inxhinierët kryesorë ishin sovjetikë, por kishte edhe shqiptarë. Në kompleksin e kombinatit prodhohej alkool, vodkë si dhe niseshte.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Falë Kombinatit të Sheqerit akoma edhe sot vazhdohet të festohet Festa e Ëmbëlsirave çdo verë, shoqëruar me valle tradicionale, këngë popullore, ëmbëlsira dhe plot hare. Pjesë e kombinatit ishte edhe TEC-i i cili furnizonte me energji qytetin dhe një pjesë të rrethinave përreth.

    Por nga të gjitha këto tashmë funksionon vetëm prodhimi i alkoolit.

    Maliqi është një zonë e rëndësishme arkeologjike, ndër të vetmet në Shqipëri për periudhën e paleolitit të hershëm. Nga gërmimet arkeologjike janë gjetur ndërtesat palifite si dhe shumë sende të rëndësishme me vlerë arkeologjike. Dy pika të tjera arkeologjike pranë tij janë dy kodrat e Gradishtës si dhe të Hijes së Korbit, të cilat në lashtësi kanë qenë dy qytetet e hershme në Mbretërinë e I Ilire. Kjo mund të shfrytëzohet si një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e turizmit në qytet.

    Relievi fushor-kodrinor në pjesën e qytetit dhe kodrinor-malor në fshatrat e tij i jep një pamje të veçantë qytetit.

    Lartësitë më të mëdha i zë Mali i Ariut në fshatin Kolanec dhe Maja e Mustaqit në fshatin Gjyras.

    Bota bimore në qytetin e Maliqit është e pasur me pyje dushku, gështenjë dhe me disa drurë të rrallë si pisha e zezë, rrobulli.

    Qyteti ka lule dekorative, si dhe shumë bimë mjekësore, si trëndafili i egër, dëllinja e zezë dhe e kuqe, sherebela dhe drurët frutorë. Shumë i famshëm është edhe pylli i Krastafilakut në perëndim të qytetit, në të cilin bredhat i krehin lezetshëm flokët erës.

    Gjithashtu gjendet i ashtuquajturi “Burimi Italian” gjendur midis lartësive të kodrave, ku ajri i pastër dhe gjendja paqësore mes delesh që blegërojnë dhe luleve plot aromë janë me bollëk.

    Për sa i përket faunës, nga kjo anë Maliqit nuk i gjendet dot mangësi. Përhapje të gjerë ka dhelpra, lepuri i egër, ujku, thëllëza e malit, mëllënja. Nuk është aspak habi nëse nëpër shtëpitë e maliqarëve mos të të kapi syri një qen që leh apo një mace që përkëdhelet këmbëve të të zotit të shtëpisë.

    Për sa i përket aktivitetit social-kulturor në Maliq ai ka filluar qysh në vitet 1950. Një ndër krenaritë më të mëdha për qytetin ka qenë Pallati i Kulturës, i cili për vite e vite me radhë ka pasur një aktivitet të larmishëm kulturor-artistik. Në 1971 ky pallat kulture u nderua me urdhërin “Naim Frashëri” për nivelin e lartë artistik.

    Aty zhvilloheshin kurse muzike, yeatër, koncerte të ndryshme, estrada, drama. Vlen për t’u përmendur këtu drama “Këneta” e regjisorit dhe profesorit të mirënjohur Dhimitër Orgocka, emrin e të cilit mban sot ky institucion. Krahas Dhimitër Orgockës, përmendim Pandi Raidhin, Aleko Prodanin, Spiro Rrokon të cilët kanë interpretuar dhe jetuar në këtë qytet.

    Grupi i valleve dalë nga ky pallat fitoi çmimin e I-rë në Ballkan dhe të II-in në botë. Sot për fat të keq ky institucion nuk është më në funksion, si pasojë e një zjarri që u shkaktua, shkaqet e të cilit akoma nuk janë bërë të qarta.

    Për maliqarët dita kur ky institucion u përpi nga flakët ishte shumë e trishtueshme, pasi me të janë rritur breza e breza të tërë, të cilët kanë plot kujtime nostalgjike, megjithatë nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu është deklaruar se ky institucion do të ribëhet nga e para, deri në pikën e fundit, duke ribërë edhe njëherë kështu shpirtin madhështor të këtij qyteti.

    Maliqi është një ndër ato qytete të cilin mund ta quash si të voglin e Korçës, karakterizuar nga vogëlsia, thjeshtësia, bukuria, dashuria, vargjet, serenatat, valet, gjallëria dhe alegria.

    Në të hyrë të tij, menjëherë të bie në sy arkitektura ruse dhe stili rus i shtëpive njëkatëshe zbukuruar aq bukur me gardh rrethuar, linjëzuar me trotuare nga të dyja anët e një rruge kryesore që fillon fund e krye drejtvijëzore, ndjekur nga fasada pemësh të vendosura radhë.

    Është po ky qytet ku dimri duket sa i ashpër, aq edhe madhështor nën dritat e ndezura të qytetit. Është edhe po ky qytet ku rinia gëlon rrugëve verës, duke qeshur e duke ngarë biçikleta.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore maliq
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023

    Si nip Dushari qe jam unë për Dr.Alfred Gegën në Maliq do të vija dhe pa makinë nga Tirana

    April 20, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.