Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rezart Prifti: Në Korçë investohet në godina, mungojnë studentët

    September 3, 2026

    Ndeshja me Skënderbeun, trajneri i Egnatias: Skuadra është gati dhe e motivuar

    September 3, 2026

    Spitali i Pogradecit denoncohet për diagnostikim të gabuar

    September 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Lini i Pogradecit mahnit arkeologjinë europiane/ Zbulohet vendbanimi më i hershëm në kontinent

    Uncategorized July 19, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në kontinentin europian po ndodh në brigjet shqiptare të liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit. Gërmimet e kryera në zonën e Buqezës kanë nxjerrë në dritë mbetje të një vendbanimi të lashtë palafit, i cili sipas arkeologëve daton nga 8000 deri në 4000 vjet para erës sonë.

    Studiuesit nga Universiteti i Bernës në Zvicër, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Arkeologjisë dhe Institutin e Kulturës Popullore dhe Trashëgimisë Kulturore, kanë konfirmuar se ky është vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë, duke e lënë pas në kohë zbulime të ngjashme në Itali apo Spanjë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Në Lin kemi të bëjmë me një vendbanim që është të paktën 500 vjet më i vjetër se çdo tjetër i njohur më parë në Europën Jugore,” theksoi prof. Albert Hafner, udhëheqës i projektit arkeologjik nga Universiteti i Bernës.

    Strukturat prej druri të ruajtura nën ujë dhe gjetjet e shumta tregojnë për një komunitet që kishte zhvilluar një mënyrë jetese të qëndrueshme, duke shfrytëzuar me zgjuarsi burimet natyrore përmes bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe gjuetisë.

    Zbulimi ka marrë edhe vlerësimin institucional, duke u shpallur zonë arkeologjike nënujore nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, falë bashkëpunimit të ngushtë me IKTK-në.

    Ky zbulim jo vetëm që e pasuron historinë e hershme të Europës, por është edhe një arsye më shumë për të qenë krenarë për thesaret që mbart toka shqiptare. Lin, i njohur për bukuritë e tij natyrore, po kthehet tashmë edhe në një pikë referimi për trashëgiminë arkeologjike të rajonit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Lin Festival 2025: Tradita, arti dhe historia gjallërojnë fshatin piktoresk të Pogradecit

    August 18, 2025

    Firo te Skënderbeu, largohet papritur një nga titullarët e ekipit

    August 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rezart Prifti: Në Korçë investohet në godina, mungojnë studentët

    September 3, 2026

    Ndeshja me Skënderbeun, trajneri i Egnatias: Skuadra është gati dhe e motivuar

    September 3, 2026

    Spitali i Pogradecit denoncohet për diagnostikim të gabuar

    September 3, 2026

    Plagosje në Korçë: Kushëriri qëllon me armë Dhimitër Shakanë

    September 3, 2026

    Universiteti i Korçës mat aftësitë digjitale të studentëve

    September 3, 2026

    Plagosje me armë në Korçë, policia shpall në kërkim të dyshuarin

    September 3, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Rezart Prifti: Në Korçë investohet në godina, mungojnë studentët

    September 3, 2026

    Ndeshja me Skënderbeun, trajneri i Egnatias: Skuadra është gati dhe e motivuar

    September 3, 2026

    Spitali i Pogradecit denoncohet për diagnostikim të gabuar

    September 3, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.