Gjykata e rrethit gjyqësor të Korçës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 19 vjeçaren P.M dhe mbikqyrje prinderore për 17 vjeçaren E.P.
Prokuroria e Korçës kërkoi për të dyja vajzat masën e sigurisë arrest me shtëpi deri në përfundim të hetimeve ndërsa gjykata ka vendosur masë sigurie me të butë për të dyja vajzat.
Gjatë seancës gjyqësore të dyja vajzat janë shprehur të penduara.
Njoftimi i gjykatës
Përshëndetje të gjithëve!
Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 09.02.2025 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetases P.M dhe E.P, ku gjykata në përfundim vendosi:
- Vleftësimin si të pa ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetases P.M, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia”, parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal.
- Vleftësimin si të pa ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Vendosja e të miturës në mbikqyrje” ndaj shtetases E.P, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia”, parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Ju faleminderit!