Një ngjarje makabër është regjistruar në Elbasan, ku një 55-vjecar ka vrarë me sëpatë kunatën e tij.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth. Burri ka qëlluar me sëpatë motrën e grua së tij dhe më pas me duart e lyera me gjak ka tentuar që të arratiset me shpejtësi, por kjo përpjekje e tij ka dështuar.
Ai është vënë në prangat e policisë, e ndërsa viktimë e kësaj tragjedie ka mbetur A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth. Ajo u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, teksa nuk dihen ende shkaqet.