Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. D., 40 vjeç, banues në fshatin Kakaç, nën akuzën e përndjekjes dhe dhunës me mjet prerës.
Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka përndjekur një 22-vjeçar dhe gjatë një incidenti të ndodhur ditën e djeshme, ka tentuar ta godasë atë me mjet prerës.
Gjatë konfliktit, është dëmtuar lehtë në dorë shtetasi M. B., i cili ndodhej në shoqërinë e 22-vjeçarit në momentin e ngjarjes.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar autorin dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


