DVP Korçë/Spallen në kërkim 2 shtetas, për veprën penale të dhunës.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku u shpallën në kërkim shtetasit E. A., 22 vjeç dhe S. D., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Libonik, Maliq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte dhe shkelma një 19-vjeçar, banues në Maliq, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


