Me hyrjen në periudhën më të nxehtë të vitit dhe shtimin e rrezikut për zjarre, Bashkia Maliq ka shtuar përpjekjet për mbrojtjen e zonave pyjore dhe bujqësore. Strukturat vendore, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësve, po kryejnë kontrolle dhe patrullime të përditshme në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut të flakëve.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet ndërgjegjësimit të banorëve dhe fermerëve, për të shmangur ndezjen e zjarreve për djegien e barërave të thata apo mbeturinave pranë sipërfaqeve pyjore. Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes maksimal dhe, në rast emergjence, të njoftojnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse ose emergjencën civile.
Parandalimi mbetet kyç për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe sigurinë e komunitetit.


