Pasi më bllokuan videon, po kaloj statusin dhe një foto.
Jetojmë në diktaturë, për ata që nuk e dinë.
E degjeneruan femrën, i ofruan barazi gjinore, rendën idiotet pas barazisë gjinore dhe tani le t’i pijnë grushtat dhe lëngun e gjakut barazisë gjinore.
Mbaj mend, Viti 2007, për pak ishin gati të më nxirrnin jashtë nga salla e një Konference për Barazinë Gjinore, kur në fjalën time e kundërshtova me forcë dhe me argumenta (besoj).
Femra dhe mashkulli janë të ndryshëm dhe nuk mund të jenë të barabartë në asgjë.
Vallaha barazi në paga, vallaha barazi në poste politike, etj.
Fyçka, mblidhni mendjen se po iu degjeneron sistemi i Antikrishtit.
Ju dha Perëndia bekimin të mbartni embrionin, jetën dhe ta edukoni atë, fëmijën me përkushtim.
Forcën e fizikut ja dha burrit, ndoshta edhe muskulin e mendjes e ka më potent, por në varësi.
Nuk jepet me ligj barazia, as nuk falet, njeriu bën atë që ka aftësi të bëjë nga natyra.
Kush nga femrat ka aftësi dhe vlera, drejton edhe shtetin. Por primare është fëmija, familja, më pas komuniteti dhe shteti.
Në fund të fundit pa familje nuk ka komunitet.
Tani, sistemi dhe Woke Agenda e futën femrën në ring, në kuadër të Barazisë Gjinore dhe ia theu nofullat dhe brinjët barazia, e bullizoi barazia femrën delikate në fizik.
Turp, marrëzi!
What the fuck, po ndodh në këtë botë, me lejen e shumicës dhe me aprovimin e grave.
Gra, mblidhni mendjen!
Ndryshoni kursin se e morët në qafë veten dhe shoqërinë!