Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mario Çaçi, poeti maliqar fiton çmimin e dytë në konkursin poetik

    Aktualitet March 10, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Konkursi poetik 2024 u zhvillua në qytetin e Tiranës, në ambientet e hotel “Tiranës”.

    Në konkursin poetik morën pjesë 840 poetë nga e gjithë Shqipëria, ndër ta konkuronte dhe djaloshi nga qyteti i Maliqit Mario Çaçi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mario Çaçi konkuronte me poezinë “Shndërrim i bukur” dhe u vlerësua nga juria me Çmimin e Dytë.

    Postimi i Marios në facebook;

    Mirënjohës dhe falenderues që poezia ime “Shndërrim i bukur” u vlerësua me Çmimin e Dytë në Konkursin Poetik ” Fjala Poetike 2024″ zhvilluar në ambientet e Hotel Tirana.
    Një emocion i papërshkrueshëm që vetëm konkurse të tilla poetike dinë të të falin.
    Falenderues ndaj anëtarëve të jurisë: Mimoza Ahmetaj, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Rudolf Marku, Sabit Rustemi, që e kishit vlerësuar poezinë time ndër 840 poetë pjesmarrës në konkurs.
    Një falenderim i veçantë shkon për financuesin e këtij Konkursi , biznesmenin dhe dashamirësin e poezisë, zotin Azem Tahiraj. Me njerëz të tillë që mbështesin artin, bota shqiptare bëhet më e bukur.

    Më poshtë poezia ime

    Shndërrim i bukur

    U shndërruan bukur burrat e tokave të ashpra
    vrajat e duarve po u mbyllen si toka e mihur kur thahet prej verës së vonë,
    rrudhat e ballit të rreshkët tashmë u janë shtruar,
    dhe aromën e dheut të freskët që përsillnin me lodhjen mbrëmave – e ndryshuan.

    Vrundujt e erërave që rrinin tok në zërin atëror, u qetuan,
    pasi bijtë e fundit që u flladitën mes tyre, mësuan të hapin krahët…
    dhe ato erëra pafajshmërisht i shtynë larg, tej deteve.

    U shndërruan bukur zonjat e themeleve të vjetra.
    Dielli i mëngjeseve, prej lakut të artë vetëtin një rreze të thinjtë
    që zë vend mbi flokun me bojë të nënave.
    Dhe trëndafili i pragut, nga ujitja e tepërt, u tejngop me trishtim…
    Shndërrimi i bukur në zonja, iu fshehu nën pudër edhe lotin e mallit,
    që aq paturpësisht u shkëputej prej syrit të dhembshur.

    Dhe bijtë vetëm ikin me vrunduj erërash larg
    duke lënë pas burra dhe zonja të shndërruar bukur
    të pajtuar me harresën
    të bukur, të strukur, të lutur
    dhe për pak kohë…të zhdukur…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas maliq
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.