Banka e Shqipërisë njofton publikun se bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë 17/2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:
100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;
500 Lekë, emetim i viteve 1991, 1992, 1993, 1996, 1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit; dhe
1000 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1995, 1996, imazhi i Skënderbeut.
Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.



