Djegia gjatë gjithë këtyre ditëve në zonën torfike në fushën e Maliqit është kthyer në shqetësim për banorët e fshatrave që banojnë përreth kësaj fushe.
Sipas tyre më e rëndë situata paraqitet në orët e para të mëngjesit por dhe të mbrëmjes aq sa e kanë tejet të vështirë të hapin dritaret për shkak të tymit të çliruar nga djegia
Ata thonë se gazrat që çlirohen nga djegia e kësaj zone në një sipërfaqe të madhe e bën te vështirë frymarrjen për të moshuarit e fëmijët në veçanti.
Për këtë kërkojnë ndërhyrje e autoriteteve lokale për izolimin e djegies së kësaj zone të kthyer në shqetësim tashmë, në veçanti për banorët e Sheqerasit, Sovjanit, Vreshtas e Pirgut.
Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq thonë se një pjesë e mirë e zonës torfike ka djegie natyrale por një pjesë tjetër ka ardhur edhe për shkak të djegieve të kashtave pas korrjeve të kulturave bujqësore
Nga ana e këtij shërbimi kanë qenë të angazhuara forca të këtij shërbimi, mjete zjarrfikëse madje edhe mjete bujqësore me qëllim ndërprerjen e djegies por është e pamundur për shkak të temperaturave të larta dhe erave që fryn


