Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji

    Aktualitet April 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji, blegtorët: Çmimin e caktojnë baxhot, s’ka tregje! Ta derdhim, është gjynah?!

    Sot një litër qumësht lope shitet me 50 lek në Maliq të Korçës. Më pak se një shishe ujë! Rënie ka pësuar dhe qumështi i deles, që po shitet me 120 lek për liter, ndërsa një vit më parë ishte me 140 lek për litër.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Çmimin e diktojnë baxhot, ndërsa blegtorët janë të pafuqishëm për të gjetur tregje të reja. Blegtorët që takuam në fushat e Maliqit thanë se po falimentojnë këtë vit, për shkak të rënies drastike të çmimit të qumeshtit. Ankohen se nuk mbulojnë dot as shpenzimet për ushqimin blegtoral. Kanë ngritur zërin ne protesta, por asnjë zgjidhje nuk kanë marrë.

    “Qumështi është shumë i lirë. Me 50 lek po e heqim, ndërsa një litër ujë është 70 lek. Do ua japim atyre që e marrin me aq sa e kërkojnë. Ca t’i bëjmë? Ta derdhim, është gjynah?! Kam lope e dhen. Kam një stallë. Kam 100 e ca dele. Kemi aplikuar për subvencione, por te shohim.

    Qumështi i deles shitet me 120 lekë/litër. Ka qenë më shumë një vit më parë, qumshti i deles ka qenë me 140 lek/litër kurse i lopës me 70 lek/litër”, sivjet ka rënë me 50 lek”, tha një blegtor.

    “Qumështin e deles me 120 lek/litër na e marrin, ndersa vjet ishte me 140 lekë/liter. Nuk ke ku të ankohesh. Ka shumë vështirësi se nuk del gjë. Me të keq mundohemi. Nuk ke ku të punosh, të paktën këtu e ke punën tënde”, tha një tjetër fermer.

    “Shumë shumë keq, po e japim qumështin e lopës me 55-60 lekë/litër. Ca e shesim e ca e mbajmë për vete. Marrim 300 lek fitim në ditë. Asnjë ndihmë nga shteti”, tha nje tjetër blegtor.

    Blegtorët e vegjël nuk marrin as subvecione, ndaj janë më të goditurit nga ndryshimi i çmimeve apo tregtia e pandershme.

    Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, parashikon pagesa për fermeret me tufa te medha deri në100 krere bagëti si dhe për ata që kanë me shume se 10 krere lope.

    “Subvencione nuk të japin. Duhet të kesh 100 kokë dhen për të marrë para nga shteti. Unë kam 5 dhen dhe 11 lopë. Lopët i bëra, tani të shohim po më dhanë. Qumështin e lopës e shes me 55 lekë dhe të deles 120 lekë.

    Lopët duan tagji, jonxhë, nuk e përballojmë dot koston me këtë çmim. Marrim tokat lirë me qira dhe kemi zetorët tonë. Po t’i blesh nuk vlen. Ne kërkojmë ta shesim më shtrenjtë qumështin, por s’na dëgjon njeri”.

    “Qumshtin e deles e shesim me 120 lekë/litër. Vjet ishte 140 lekë/litër, sivjet e bënë me 120 lekë. Aq e vështirë sa nuk ka ku vete. Që në 7 të mëngjesit e deri në 11 të darkës me këto merremi. Subvencione nuk japin se duhet të kesh mbi 100 krerë”, tregoi një tjetër.

    Mungesa e subvencioneve ka sjellë rënie të numrit të bagëtive, jo vetëm në Maliq por në gjithë qarkun e Korçës.

    Të dhënat e Drejtorisë së Bujqësisë për vitin 2023 tregojnë se në total janë 217 mijë krerë bagëti të imta, ndërkohë që para 4 vitesh qarku juglindor kishte 300 mijë krerë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Blegtori Bujqësia djathtas kryesore maliq
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Maliq/ Sekuestrohen mijëra kapsolla piroteknike, procedohet penalisht pronarja e një marketi

    December 31, 2025

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Bllokime në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë – Protestë në Greqi dhe aksident në Maqedoninë e Veriut

    December 30, 2025
    Më të klikuarat

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Dokumentari “Shqipëria nëpër filmat e huaj” vjen në Korçë këtë fundjavë

    August 30, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.