Një lajm i trishtë ështëmsuar sot në klubin e Skënderbeut. Presidenti i i ekipit bardhekuq, Ardjan Takaj, ka humbur babain e tij, i cili ndërroi jetë sot. Lajmi për vdekjen e Petrit Takajt u bë i ditur nga vetë klubi korçar.
Njoftimi i klubit korçar:
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Petrit Takaj, babai i presidentit të KF Skënderbeu Ardjan Takaj. Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është pranë familjes Takaj në këto momente të vështira dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta të afërmve për këtë humbje të madhe.



