Një 36 vjeçar nga qyteti i Pogradecit është arrestuar pasi ka qenë duke drejtuar një skuter në gjendje të dehur dhe ka përplasur makinën që ishte në parkim. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. V., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, motomjeti që drejtonte është përplasur me një automjet, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit të kryer, rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


